Kurti: Te familja Jashari lindi shpresa e guximi që të vije liria

Kurti: Te familja Jashari lindi shpresa e guximi që të vije liria

Sot shënohet 27 vjetori i sulmit të parë të forcave të armikut kundër familjes Jashari në Prekaz. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kujtuar këtë moment e ka thënë se kur forcat serbe i kishin shkuar familjes Jashari për t’i arrestuar e për t’ia marrë armët, ata s’e kishin pritur një rezistencë nga familja […]

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kujtuar këtë moment e ka thënë se kur forcat serbe i kishin shkuar familjes Jashari për t’i arrestuar e për t’ia marrë armët, ata s’e kishin pritur një rezistencë nga familja Jashari.

“Në vitin 1991, si rezultat i survejimeve dhe ndjekjeve që bënte UDB-ja kundër disa grupeve nga Kosova që kishin kryer stërvitjet ushtarake në Shqipëri, kishin filluar të bëheshin shumë arrestime dhe ishin zënë shumë armë të sjellura në Kosovë nga këto grupe. Adem e Hamëz Jashari ishin në dijeni të këtyre arrestimeve e burgosjeve që po i bënte armiku në anë të ndryshme të Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Ka thënë se në vazhdën e këtyre mësymjeve për arrestime dhe mbledhjen e armëve, në mëngjesin e 30 dhjetorit të vitit 1991, forca të shumta serbe rrethuan Prekazin dhe familjen Jashari.

“Në thirrjen e policisë për dorëzim, Babë Shabani me djemtë Rifatin, Hamzën dhe Ademin, u përgjigjen me krisma të pushkëve. Forcat serbe nuk e kishin pritur një rezistencë të tillë, ato kishin shkuar t’i arrestonin dhe t’i mbledhin armët. Mirëpo familja Jashari nuk i kishte rrokur armët që t’i dorëzonin. Ata kishin vendosur të luftonin për çlirimin e vendit, prandaj rezistuan gjithë ditën duke luftuar”, ka thënë tutje Kurti në postimin në Facebook.

Atë ditë e nga ai vend, shkruan Kurti, lindi shpresa dhe guximi për shumë djem e vajza që liria do të vie, sepse kemi njerëz që i dalin zot atdheut, që bëjnë edhe rezistencë të armatosur, pa kursyer veten e tyre. Jasharët i kanë paraprirë UÇK-së.

“Organizimi dhe mobilizimi për luftën çlirimtare që bënë ata për plot 7 vite, kulmoi me aktivizimin dhe shtrirjen e luftës çlirimtare në të gjitha pjesët e Kosovës së robëruar”, ka përfunduar Kurti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?