Kurti: Po luajnë me Hashim Thaçin si me top ping-pongu

Presidenti Hashim Thaçi do që ta zëvendësojë Gjermaninë me Rusinë në politikën e jashtme të Kosovës dhe në orientimet e saj gjeopolitike dhe historike. Kështu thotë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili në një intervistë për Portalin Koha.net, thotë se ai duke pasur hall fatin e vetvetes, nuk sheh shpresë te sundimi i […]

“Vuçiqi e çoi te Putini, kurse Putini e rikthen te Vuçiqi, po luajnë me Thaçin si me top ping-pongu”, thotë Kurti.

Ai thotë se udhëtimet me avion dhe qëndrimet nëpër hotele të Thaçit për bisedime me Vuçiqin, “do të duhej të paguheshin nga buxheti i Serbisë e jo nga buxheti i Kosovës”.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje thotë gjithashtu se nuk ka asnjë kusht që do ta pranonin Thaçin për kryenegociator në Bruksel, në bisedimet Kosovë-Serbi.

Thaçin e quan ‘seri të dështimeve’ e thotë se “ta pranosh Thaçin është si ta pranosh hajnin që vjedh shtëpinë e vet kur të thotë: më ler të bëj pazar në emrin tënd me kojshinë. Thaçi është president për veten dhe për Serbinë, jo për Kosovën”.

“Thaçi është seri e dështimeve. Atij i nevojiten incidentet në terren dhe thyerja e LDK-së për të ecur përpara projekti i tij me Vuçiqin për ndarjen e Kosovës”, ka thënë tutje Kurti në intervistën për Koha.net.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?