Kurti: Kosova kurrë s’ka pas imazh më të keq – qytetarët duan punë, jo viza

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV’së, Albin Kurti ka thënë se BE ka qitur shumë kushte për liberalizimin e vizave për kosovarët, pasi e ka ditur që situata në vend nuk është aspak e mirë, raporton Periskopi. Sipas Kurtit, BE’së nuk i është kujtuar që të shtojë edhe kushte shtesë. “Ne kishim […]
Sipas Kurtit, BE’së nuk i është kujtuar që të shtojë edhe kushte shtesë.
“Ne kishim 95 kritere për vizat. BE shtoi kriteret për neve, duke e ditur sa e rëndë e keqe është gjendja. Atyre s’u ka shku në mendje të thonë që kryeministri mos të kërcënoj prokurorin, e që shtetasit e huaj të mos depërtohen tinza. Kanë vënë shumë kritere, sepse janë munduar ta shterrin paparashikueshmërinë për situatën në Kosovë. Kemi shumë kritere, sepse s’i kemi trajtuar. Kështu, doli që imagjinata e tyre ishte e kufizuar”, ka thënë Kurti.
Sipas tij, qytetarët nuk e kanë prioritet liberalizimin e vizave.
“Nëse i shihni matjet e opinionit, qytetarët kurrë nuk e kanë pasur top brengë liberalizimin e vizave, po e kanë pasur punësimin, luftimin e korrupsionit, arsimin e shëndetësisë. Dështimi i vizave tregon se Qeveria është dorëzuar tashmë. Nëse Qeveria ka prioritet me nxjerr qytetarin jashtë vendit, ajo është e dështuar. Qytetarët më parë zgjedhin një vend pune në Kosovë, se në Gjermani. Ne po e kërkojmë dorëheqjen e Qeverisë, e cila veçse është dorëhequr. Prej 29 qeveritarëve, s’e kemi askënd këtu. Çka do të thotë për neve ta kërkojmë dorëheqjen e të dorëhequrve”, tha Kurti tutje.
Sipas tij, imazhi i Kosovës tani është për toke dhe më keq nuk ka qenë kurrë më parë që nga përfundimi i luftës.
“Krimi i organizuar ndodh jashtë strukturave institucionale, por te ne ndodh e kundërta. Zyra e BE’së përmendi luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit para vendimit për vizat. Ne e kemi imazhin për tokë, s’ka qenë kurrë më keq që nga përfundimi i luftës. Të gjithë na thonë se duhet punë e madhe për luftimin e këtyre dukurive. Kohëve të fundit s’janë përqendruar te kushtet teknike, por tek imazhi i Kosovës, e kjo s’po kuptohet si duhet”, shtoi Kurti./PERISKOPI












