Kujdes! Këto gjëra nuk duhet të bëni për një lidhje të shëndetshme

Kujdes! Këto gjëra nuk duhet të bëni për një lidhje të shëndetshme

Nëse do të futësh një frymë të re gjatë këtij viti në marrëdhënien në çift, pse nuk përfiton nga disa këshilla të cilat do të të ndihmojnë për të të orientuar në një marrëdhënie të re, e cila fillimisht kërkon që të lësh mënjanë disa gabime. Më poshtë janë disa prej zakoneve më të këqija […]

Nëse do të futësh një frymë të re gjatë këtij viti në marrëdhënien në çift, pse nuk përfiton nga disa këshilla të cilat do të të ndihmojnë për të të orientuar në një marrëdhënie të re, e cila fillimisht kërkon që të lësh mënjanë disa gabime.

Më poshtë janë disa prej zakoneve më të këqija që duhet t’i shmangësh, nëse do vërtet të kesh një marrëdhënie më të shëndetshme.

Pritja që ai të bëjë hapin e parë

Nëse do që të takosh një djalë, duhet ta çosh veten në atë vend. Një gjë aq e thjeshtë sa buzëqeshja ose flirti me sy është treguesi më i mirë që funksionon gjithmonë.

Të jetosh të kaluarën

Mos mendo më për marrëdhëniet e dështuara, zhgënjimin apo gabimet e së shkuarës. Mbylle atë kapitull dhe lëri vetes hapësirë për një eksperiencë të re dhe të hapur.

Shpenzimi i kohës me dikë që nuk të tërheq

Ai mund të jetë njeri i mirë, por nëse nuk ke asnjë shkëndijë apo trokitje zemre që të çon drejt tij, atëherë mos shpenzo kohë kot me të.

Shpenzimi i kohës me dikë që nuk është i dhënë pas teje

Braktise këdo që nuk t’i kthen mbrapsht mesazhet. Tjetri!

Fshehja e së shkuarës

Nëse do të jesh “cool girl”, kush mund të shqetësohet nëse del çdo fundjavë me një djalë tjetër? Por nëse nuk i jepni njëri-tjetrit hapësirën e nevojshme, është mirë të flisni. Është e vetmja mënyrë që do ta bëjë të lumtur dhe të qëndrueshme marrëdhënien tuaj.

Të fokusuar në gjërat personale

A flet ai vazhdimisht për punën, për ambiciet e tij apo për gjithçka kërkon të arrijë në karrierë? A kalon shumë kohë me shokët fundjavave? Të njëjtën gjë bën edhe ti? Nëse fokusoheni më shumë në gjërat personale, puna, karriera, miqtë etj., marrëdhënia ka shumë gjasa të mos funksionojë. Jepi shanse atij dhe vetes që të kaloni më shumë kohë me njëri-tjetrin

Të shqetësuar vazhdimisht për mendimet e miqve

Mos lejo që opinionet e miqve për punën, personalitetin, look-un apo influencën në shoqëri të bëhen të tepërta për ty dhe të dashurin. Dëgjoji këshillat e miqve, por beso në ndjenjat e vërteta të tij dhe në ndjenjat e tua.

Përshkrimi vetëm me një shprehje “nuk është tipi im”.

Mos lejo që këto fjalë të dalin nga goja, nëse je në lidhje online ose sapo ke filluar të frekuentohesh.

Të presësh për mesazhet dhe telefonatat e tij

Mjaft prite që të çojë gjithmonë ai mesazhe i pari. Mund të jesh edhe ti iniciatorja.

Përfshirja e të tjerëve në marrëdhënien tuaj.

A u fejua shoqja jote e ngushtë?

Po të pyesin se kur i dashuri do të takojë prindërit? Mos u shqetëso më për këto dhe as mos i përfshi mikeshat në gjërat personale. Madje, as mos ia trego atij çfarë mendojnë ato për marrëdhënien tuaj.

Të shtysh intimitetin

Jeta dinamike e të gjithëve është një nga justifikimet më të përdorshme në ditët tona. Por koha e shtratit është po ashtu e shenjë për ta bërë më të fortë lidhjen, kështu që mos nxirr justifikime për këtë. As mos e shty për më vonë.

 

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar