Kubë, Parlamenti voton ndryshimet e kushtetutës së 1976-ës

Asambleja Kombëtare kubane miratoi njëzëri, dje në mbrëmje vonë, në favor të një kushtetute të re duke i hapur rrugë kështu një referendumi, njoftoi gazeta qeveritare ”Granma”. ”Të paktën 583 deputetë nga 602 votuan pro, ndërkohë që 19 parlamentarë munguan në votim”, sipas gazetës. Kushtetuta e re, që do të zëvendësojë atë të vitit 1976, […]
”Të paktën 583 deputetë nga 602 votuan pro, ndërkohë që 19 parlamentarë munguan në votim”, sipas gazetës.
Kushtetuta e re, që do të zëvendësojë atë të vitit 1976, do t’i nënshtrohet referendumit të 24 shkurtit 2019.
Ndryshimet e mëdha në kushtetutën e re përfshijnë mospërmendjen e shoqërisë komuniste, megjithëse riafirmohet natyra socialiste e sistemit politik dhe roli udhëheqës i Partisë Komuniste, të drejtën e pronës private, rolin e tregjeve dhe rëndësinë e investimeve të huaja.












