Kryesia voton: Nuk mbahet seanca e jashtëzakonshme e opozitës

Shefi i Grupit Parlamentar të VV’së, Glauk Konjufca ka bërë të ditur se Kryesia e Kuvendit ka votuar që të mos mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita, raporton Periskopi. Sipas tij, kjo është jo kushtetuese. “Sapo ndodhi një gjë e tmerrshme. U votua se a të mbahet seanca a jo. S’mundesh me votu […]
Sipas tij, kjo është jo kushtetuese.
“Sapo ndodhi një gjë e tmerrshme. U votua se a të mbahet seanca a jo. S’mundesh me votu a kanë të drejtë a jo 40 deputetë me thirr seancë. Këto gjëra nuk hidhen në votim. Ka të drejtë me thirr seancë të jashtëzakonshme: presidenti, kryeministri edhe 40 deputetë. Ne i kemi 40 nënshkrimet. Të gjithë deputetët rrinë prapa nënshkrimeve të tyre. Në kryesi u votua në mënyrë jo demokratike që të mos mbahet seanca”, tha Konjufca.
Lidhur me dyshimet për falsifikimet e nënshkrimeve, Konjufca tha se kanë qenë gabime teknike./PERISKOPI












