“Kriminel, kriminel”: Tha se e urren Kurtin që ka krijuar kriminelë, kishte përdorur të njëjtin epitet për udhëheqësit e UÇK-së

Shkëlzen Gashi bëri një status në profilin e tij në Facebook, ku thoshte se “e urren Albin Kurtin se çfarë kriminelësh ka krijuar” duke iu referuar kësisoji deputetëve të PSD-së dhe mazhorancës. Por, duket që politologu në fjalë e ka shprehi dhe e thotë fare lehtësisht cilësorin “kriminel”. Ai do të duhej të jepte përgjegjësi […]
Shkëlzen Gashi bëri një status në profilin e tij në Facebook, ku thoshte se “e urren Albin Kurtin se çfarë kriminelësh ka krijuar” duke iu referuar kësisoji deputetëve të PSD-së dhe mazhorancës.
Por, duket që politologu në fjalë e ka shprehi dhe e thotë fare lehtësisht cilësorin “kriminel”. Ai do të duhej të jepte përgjegjësi për deklaratat e tij para mekanizmave të shtetit duke qenë se gjithë kohës nënkupton krime të caktuara.
Gashi më herët, në një artikull të publikuar nga Periskopi, kishte folur edhe për UÇK-në duke shprehur bindjen se ishte udhëhequr pothuajse “fund e krye nga kriminelë”.
Ai kishte shtuar se pohimin e tij do ta dëshmonte Gjykata Speciale, e cila këto kohë ka dërguar ftesat e para.
Sipas tij, Albin Kurti e mbron luftën e UÇK-së vetëm sepse ishte pjesë e saj.
“Natyrisht, Kurti mundohet ta mbrojë luftën e UÇK-së, mes tjerash, edhe për shkak se edhe vet ishte pjesë e saj. Natyrisht, lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, porsi mund të jetë e pastër një luftë e udhëhequr pothuajse fund e krye, siç do ta dëshmojë edhe Gjykata Speciale, nga kriminelë?”, kishte thënë ai.
Në këtë intervistë, Gashi është treguar i ashpër ndaj shumë politikave të Vetëvendosjes. Ai, së bashku me Kurtin e Glauk Konjufcën ishin ndër themeluesit e parë të Vetëvendosjes.












