Krasniqi: E pyetëm a janë falsifikuar, Avdullah Hoti heshti

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Memli Krasniqi ka thënë se gjatë mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës kanë kërkuar sqarim nga Avdullah Hoti i LDK’së lidhur me dyshimet për falsifikim nënshkrimesh, raporton Periskopi. Krasniqi tha se LDK në këtë rast ka bërë shkelje ligjore, dhe se Hoti heshti në Kryesi për këtë gjë. […]
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Memli Krasniqi ka thënë se gjatë mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës kanë kërkuar sqarim nga Avdullah Hoti i LDK’së lidhur me dyshimet për falsifikim nënshkrimesh, raporton Periskopi.
Krasniqi tha se LDK në këtë rast ka bërë shkelje ligjore, dhe se Hoti heshti në Kryesi për këtë gjë. Ai kërkoi nga opozita që t’i mbledh nënshkrimet sërish.
“Në mbledhje patëm pyetje për sqarim, por nga ana e propozuesit pati vetëm heshtje.
Në ndërkohë e patë edhe zyrtarisht që dy deputetë njoftuan me shkresë zyrtare se nënshkrimet e tyre janë përfshirë pa autorizimin e tyre.
Jemi në një situatë është hera e parë që Kryesia përballet me një manipulim të tillë që e njollos këtë kërkesë, propozimi i të gjithë neve është që kolegët nga opozita t’i mbledhin nënshkrimet, edhe pse s’munden me i ba, ne do t’ju ndihmojmë,ë atyre, por që procesi që kanë ndjekur është e kontestuar,pas deklarimit zyrtar të dy deputetë”, tha Krasniqi.
Ai tha se ky veprim i LDK’së është në kundërshtim me nenin 70 të Kushtetutës, i cili flet për vullnetin e lirë të deputetëve. “Nëse përdoren nënshkrimet pa dijeninë e tyre, është antidemokratike”, tha Krasniqi.












