Konjufca-Zekës: Krimet i ke të mëdha, do të përfundosh keq

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca u është kundërpërgjigjur deklaratave të deputetit të Nismës, Milaim Zeka, raporton Periskopi. Konjufca ka thënë se arsyeja pse nuk kemi viza, ka të bëjë edhe me njerëzit që falsifikojnë vizat e bëhen deputetë. “Ne nuk kemi viza edhe për një arsye, pasi njerëzit që falsifikojnë viza, jo vetëm që […]
Konjufca ka thënë se arsyeja pse nuk kemi viza, ka të bëjë edhe me njerëzit që falsifikojnë vizat e bëhen deputetë.
“Ne nuk kemi viza edhe për një arsye, pasi njerëzit që falsifikojnë viza, jo vetëm që shëtitën të lirë, po edhe bëhen deputetë. Kjo e dëmton liberalizimin. Qysh e ka dëmtuar edhe vjedhja e pasaportave. 53. Milionë. Të gjitha këto. Edhe deputetët që falsifikojnë viza. Kjo është e patolerueshme. Unë e kuptoj çka foli ai sepse ky tash qaq është në zor prej drejtësisë saqë me shpëtu mendon që kjo zgjidhet duke ua bërë qefin prokuroreve të presidentit, e me sulmu opozitën. Krimet e tij janë të mëdha, e s’ka me mujt me i zgjedh as me gjyqtarë as prokurorë”, ka thënë Konjufca.
Ndërsa, Zeka në fjalimin e tij ka përmendur deputetët që sipas tij kanë lobuar kundër vizave për Kosovën.
Tutje, ai kritikoi edhe bashkëpunimin mes LDK’së e VV’së./PERISKOPI












