Konjufca: BE na tha qartë, nuk ua japim liberalizimin me këtë Qeveri

Konjufca: BE na tha qartë, nuk ua japim liberalizimin me këtë Qeveri

Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, gjatë debatit parlamentar për dështimin e Kosovës në garantimin e liberalizimit të vizave, ka thënë se zyrtarët e Bashkimit Evropian e kanë thënë shumë artë që nuk duan të i japin Kosovës liberalizimin e vizave për shkak të Qeverisë. “Qaq mizerje është ky pushtet saqë zyrtarët […]

Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, gjatë debatit parlamentar për dështimin e Kosovës në garantimin e liberalizimit të vizave, ka thënë se zyrtarët e Bashkimit Evropian e kanë thënë shumë artë që nuk duan të i japin Kosovës liberalizimin e vizave për shkak të Qeverisë.

“Qaq mizerje është ky pushtet saqë zyrtarët e BE-së thonë kështu, Kosova i ka plotësuar kushtet po edhe pse i ka plotësu kushtet na liberalizimin nuk ua japim. Kjo është si me ta vizituar me laps që ndërrojeni Qeverinë”, ka thënë Konjufca.

Ai po ashtu ka kujtuar që ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte thënë që liberalizimi do të ndodh në vitin 2009, ende pa ardhur Udhërrëfyesi për liberalizimin që pati ardhur për Kosovën tek në vitin 2012.

Sipas tij të gjitha qeveritë me rend, që atëherë, kanë dhënë të njëjtën gënjeshtër qytetarëve të Kosovës.

“Prej atëherë kur është bërë ky premtim i kryeministrit të atëhershëm kanë kaluar tri Qeveri deri më tani dhe komisionari Hahn për zgjerim na tha që nuk ka liberalizimin e vizave nuk do të mund të ndodh deri në vititn 2020. Merreni me mend premtimi për vizat na ka ardh ende pa ardh udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave. Udhërrëfyesi pati ardh në vitin 2012, dhe po më kujtohet se patëm debate në këtë Kuvend kur ka ardh udhërrëfyesi se cilat janë kriteret që duhet me i plotësuar Kosova për me ndodh liberalizimi i vizave”, ka thënë Konjufca.

Ai ka kujtuar po ashtu se edhe kryeministri aktual, Ramush Haradinaj, kishte thënë se pas votimit të demarkacionit me Malin e Zi, brenda tre muajve do të ndodh liberalizimi.

“Tash demarkacioni me Malin e Zi kaloi vitin e kaluar, komisionari Hahn tha nuk do të kemi deri në 2020 liberalizimin e vizave e kjo tregon jo seriozitetin e kësaj Qeverie dhe këtyre politikanëve. Koalicioni PAN qeverinë e kanë rrëzuar që këtë s’po dinë me marrë vendime për liberalizimin e vizave e nuk po dinë me marrë vendime të mëdha. Fjala kur e thu aq më tepër që kjo e mundon shumë qytetarët e Kosovës, gjithë politikanët duhet me dalë përpara Kosovës e me tregu pse i kanë mashtruar qytetarët”, ka thënë ai duke kërkuar zgjedhje të reja dhe Qeveri të re.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?