Komuna që nuk shpenzon para për dekorim – Buxheti ndahet për familjet në nevojë

Komuna që nuk shpenzon para për dekorim – Buxheti ndahet për familjet në nevojë

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma nuk e ka dekoruar fare qytetin për festat e fundvitit. Thotë se paratë që do të shkonin për zbukurimin e qytetit, do t’i orientoj në ndihmë të qytetarëve ne nevojë. Suma, si në tri palë zgjedhjet e fundit, është për këtë vendim e ka përkrahjen qytetare. […]

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma nuk e ka dekoruar fare qytetin për festat e fundvitit. Thotë se paratë që do të shkonin për zbukurimin e qytetit, do t’i orientoj në ndihmë të qytetarëve ne nevojë. Suma, si në tri palë zgjedhjet e fundit, është për këtë vendim e ka përkrahjen qytetare.

Komuna e Hanit të Elezit, nuk ka ndryshuar fare për festat e fundvitit. Deri sa komunat tjera ndajnë dhjetëra mijëra euro, kjo komunë për dekorim, nuk ka ndarë asnjë cent.

Kryetari Rufki Suma, thotë se paratë në vend se t’i dërgoj në dekor për qytetin, do t’i ndaj për qytetarët në nevojë.

“Edhe ne si Komunë do të ndajmë dhurata për fëmijë. Janë kriteret për fëmijët nën moshën 16 vjeçare. Kuptohet të gjithë fëmijëve të stafit të Komunës, shëndetësisë, arsimit, por zakonisht ndajmë dhurata edhe për të varfrit, hendikepuarit apo rastet e tjera sociale”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Rufki Suma.

Madje, Suma thotë se ka bashkëbiseduar me qytetarët, dhe nuk kanë kërkuar asnjë herë, zbukurim të qytetit për festa të fundvitit.

“Zakonisht në traditën tonë edhe qytetarët tonë bëjnë dekorime në baza familjare apo të bizneseve, por në nivel të organizuar nuk kemi pasur asnjëherë dekorime”, tha Rufki Suma.

E Suma, që zgjedhet kryetar në këtë komunë për të tretën herë pa balotazh, qytetarët i ka pas vete edhe për këtë vendim.

“Pse të bëjmë shpenzime pa nevojë kur mund t’ia japim ndonjë të varfëri apo ndonjë fëmije të sëmurë ato të holla”, shprehet qytetari Avdush Kaleci.

“Ne mërgimtarët duhet t’i kuptojmë gjërat sepse Italia është shtet i vjetër, nuk mundemi të krahasohemi me shtetet tjera si Komuna e Hanit të Elezit apo edhe komunat tjera të Kosovës”, deklaroi Halil Haxhami, mërgimtar nga Hani i Elezit në Itali.

Suma, nuk i takon asnjë subjekti politik, dhe në zgjedhje nuk bënë fushatë fare. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?