Komandant Remi vjen me një mesazh në prag të Vitit të Ri

Komandant Remi vjen me një mesazh në prag të Vitit të Ri

Ish-Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa ka bërë thirrje për reflektim sidomos për sjelljen e të gjithëve pas luftës. Këtë thirrje Mustafa e ka bërë në ditën e Veteranit. Aty nuk ka sqaruar se për cilat sjellje të pasluftës duhet reflektuar. “Jemi në prag të festës së Vitit të Ri 2019, dua të […]

Këtë thirrje Mustafa e ka bërë në ditën e Veteranit. Aty nuk ka sqaruar se për cilat sjellje të pasluftës duhet reflektuar.

“Jemi në prag të festës së Vitit të Ri 2019, dua të ju kujtoj që ashtu siç e kuptuam domosdoshmërinë e luftës kur ishim në robëri, ashtu edhe në vitin që po hyjmë, të reflektojë mbi rrugën e kaluar së bashku e sidomos të reflektojë mbi sjelljen e gjithsecilit veç e veç pas përfundimit të luftës!”, ka shkruar Remi, në një postim në FB.

Rrustem Mustafa-Remi,është i thirruri i parë i Gjykatës Speciale si i dyshuar për krime lufte. Pas tij janë ftuar edhe Sylejman Selimi, Sami Lushtaku etj.

Ish-udhëheqësi i UÇK’së e FSK’së ka thënë se të gjithë duhet të punojnë për vendosjen e Kosovës krah kombeve të qytetëruara europiane.

“Kjo rrugë duhet të jetë në funksion të vendosjes së rendit dhe shtetit ligjor si parakusht për normalizimin e jetesës dhe të institucioneve tona”, ka shtuar ai.

Rrustem Mustafa, ishte Komandat i Zonës së Pestë Operative të Llapit. Kishte udhëhequr UÇK’në në atë zonë bashkë edhe me grupet tjera politike. Pasluftës është bërë deputet i Parlamentit të Kosovës me PDK’në. Është ballafaquar edhe me drejtësinë nën dyshimet për krime lufte.

Mustafa është i vetmi udhëheqës i UÇK’së, që gjatë gjykimit, nuk i ka ikur asnjëherë përgjegjësisë. Madje, ka thënë gjatë proceseve gjyqësore se nëse një luftëtar gjatë luftës ka bërë gabime, e merr edhe ai përgjegjësinë.

Serbia gjatë luftës ka kryer gjenocid duke vrarë më shumë se 20 mijë persona dhe dëbuar afër 1 milion shqiptarë të Kosovës për në Shqipëri, Maqedoni e Mali të Zi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?