KMDLNj: Vrasja e policit Demaj, krim kundër ligjit

KMDLNj: Vrasja e policit Demaj, krim kundër ligjit

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka reaguar pas vrasjes së policit Izet Demaj, duke kërkuar nga Qeveria e Kosovës të ndërmarrë urgjentisht masat për përmirësimin e kushteve për Policinë e Kosovës e sidomos që t’iu garanton sigurimet shëndetësore e që kanë shumë kompani në Kosovë, ndonëse nuk i ekspozohen asnjë […]

Rënia në detyrë Izet Demaj, ish luftëtar i UÇK – së, në mbrojte të rendit dhe ligjit tregon përkushtimin e tij për t’i shërbyer ligjit, qytetarit dhe shtetit deri në sakrificën më sublime andaj KMDLNj e konsideron humbje të madhe për familjen, shoqërinë dhe shtetin por njëkohësisht është shembull sesi duhet t’i shërbehet shtetit, si duhet të mbrohet rendi dhe ligji dhe si duhet t’i shërbehet qytetarit.

“Lufta kundër krimit individual dhe krimit të organizuar është sfidë e madhe për ruajtësit dhe mbrojtësit e rendit dhe të ligjit dhe polici i Policisë së Kosovës, Izet Demaj tashmë u shndërrua në shembull konkret sesi duhet të luftohet krimi dhe kriminelët e të gjitha profileve dhe ngjyrave. KMDLNj, edhe më parë ka sinjalizuar se nga shtetet perëndimore në Kosovë kthehen, në rend të parë ata që janë vënë në kundërshtim me ligjin dhe që janë dënuar për vepra të rënda penale andaj kemi aq shumë krime në Kosovë, nga profesionistë të krimit, të dëbuar nga vendet ku kanë jetuar. Në këtë mënyrë, vendet perëndimore, me dëbimin e tyre në Kosovë kanë ndikuar në përkeqësimin e situatës së sigurisë në vend. Për KMDLNj-në është absurde , e paarsyeshme dhe në kundërshtim me të gjitha normat morale që një shërbim aq specifik, i domosdoshëm për sigurinë e qytetarit dhe të vendit e që i ekspozohet 24 orà « rrezikut për jetën të mos kenë sigurime shëndetësore e që nuk ndodh në asnjë vend tjetër! KMDLNj e kundërshton veprimin e mjeteve të informimit që e bëjnë publik identitetin (fizik), të policit që ka qëlluar mbi grabitësin dhe në këtë mënyrë ia rrezikojnë jetën e tij dhe të familjes e që është në kundërshtim me parimet profesionale të gazetarisë. KMDLNj kërkon nga Qeveria e Kosovës të ndërmarrë urgjentisht masat për përmirësimin e kushteve për Policinë e Kosovës e sidomos që t’iu garanton sigurimet shëndetësore e që kanë shumë kompani në Kosovë, ndonëse nuk i ekspozohen asnjë rreziku. KMDLNj i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Demaj, Policisë së Kosovës si dhe shokëve dhe miqve të policit që me rënien e tij u shndërrua në simbol të përkushtimit në shërbim të të drejtave të njeriut, ligjit dhe shtetit”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.

Dje nga grabitës të armatosur, në përpjekje për t’i arrestuar hajdutët, në mbrojtje të qytetarëve dhe të të punësuarve që u morën peng në një filiale të bankës NLB në Istog, pas plagëve nga armë zjarri ndërroi jetë Izet Demaj, polic i Policisë së Kosovës me ç’rast u vra edhe grabitësi – plaçkitësi i bankës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?