Këto janë ligjet që diskutohen nesër në Kuvend

Këto janë ligjet që diskutohen nesër në Kuvend

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës sot ka vendosur që të martën, më 4 dhjetor, të vazhdojë seanca plenare e Kuvendit, me pikat e papërfunduara më 13 shtator, 18, 31 tetor, 2, 7 dhe 23 nëntor, si dhe seanca tjetër, po ashtu me pikat e papërfunduara më 23 nëntor 2018. Në këtë seancë, pas […]

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës sot ka vendosur që të martën, më 4 dhjetor, të vazhdojë seanca plenare e Kuvendit, me pikat e papërfunduara më 13 shtator, 18, 31 tetor, 2, 7 dhe 23 nëntor, si dhe seanca tjetër, po ashtu me pikat e papërfunduara më 23 nëntor 2018.

Në këtë seancë, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, deputetët do të shqyrtojnë për herë të parë Projektligjin mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019.

Për herë të parë do të shqyrtohen edhe tri projektligje të tjera: ai për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Ekonomiko-Social, Projektligji për produktet biocide dhe Projektligji për Odën e Arkitektëve dhe Odën e Inxhinierëve në fushën e ndërtimit, raporton KP.

Në vazhdim, do të bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për familjen.

Kuvendi do të vazhdojë punimet me shqyrtimin e raportit të Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për vitin 2017, raportin për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2017, emërimin e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës dhe zgjedhjen e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.

Të enjten, më 6 dhjetor, në orën 10:00, ndërkaq, Kuvendi të mblidhet në seancë të re, ndërsa më 14 dhjetor, Kuvendi do të shqyrtojë pakon e projektligjeve për FSK-në.

Kryesia, në mbledhjen e sotme u njoftua me vendimin e presidentit Hashim Thaçi për kthimin e Ligjit për lirinë e asociimit në organizata joqeveritare. Kryesia ngarkoi komisionin funksional për shqyrtimin e këtij projektligji.

Projektligji për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë në institucionet publike dhe të të zgjedhurve, ndërkaq, do t’u shpërndahet deputetëve dhe do të shqyrtohet nga komisioni funksional, pasi për të njëjtin qeveria nuk ka dhënë mendim.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?