Kërcënimi kryen punë, Gazmend Muhaxheri shkon në gjykatë

Kërcënimi kryen punë, Gazmend Muhaxheri shkon në gjykatë

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, është deklaruar i pafajshëm në lidhje me akuzën e moszbatimit të vendimit gjyqësor për kthimin e ish drejtorit të Auditimit të Brendshëm, Hysni Selmanajt, në vendin e punës. Edhe pse ishte shqyrtim fillestar, Gjykata nuk e lejoi leximin e aktakuzës me pëlqimin e kryetarit Muhaxheri, praktikë jo e […]

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, është deklaruar i pafajshëm në lidhje me akuzën e moszbatimit të vendimit gjyqësor për kthimin e ish drejtorit të Auditimit të Brendshëm, Hysni Selmanajt, në vendin e punës.

Edhe pse ishte shqyrtim fillestar, Gjykata nuk e lejoi leximin e aktakuzës me pëlqimin e kryetarit Muhaxheri, praktikë jo e zakonshme në sistemin gjyqësor në Kosovë.

Sikurse në rastin e të parit të Pejës, aktakuza nuk ishte lejuar të lexohej as në gjykimin e aferës “Pronto”, edhe përkundër insistimit të prokurores që ajo të lexohej.

Prokuroria Themelore në Pejë, në maj të vitit 2017, kishte ngritur aktakuzë ndaj të parit të Pejës, pasi i njëjti ka refuzuar që ta zbatojë vendimin e plotfuqishëm të gjykatës së Apelit për ta kthyer në vendin e punës ish drejtorin e Auditimit të Brendshëm, Hysni Selmanajn.

Kallxo kishte raportuar kur Hysni Selmanaj ishte suspenduar nga puna si Drejtor i Auditorit të Brendshëm nga udhëheqësit e Komunës së Pejës me arsyetimin për performancë të dobët në punë.

Selmanaj atëherë kishte thënë se kjo ishte hakmarrje për shkak të shumë keqpërdorimeve që i kishte raportuar tek organet e drejtësisë.

Refuzimi për ta kthyer në vendin e punës ish drejtorin e Auditimit të Brendshëm, Hysni Selmanaj, i ka kushtuar të parit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, me aktakuzë.

Që nga maji i vitit 2017 kur është ngritur aktakuza, Gjykata nuk ka arritur ta mbajë akoma shqyrtimin fillestar për shkak të mos paraqitjes së Muhaxherit në gjykatë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?