Katër vetë akuzohen për komplot në rastin e “Panama Papers”

Katër vetë akuzohen për komplot në rastin e “Panama Papers”

​Prokurorët amerikanë kanë akuzuar katër persona të lidhur me kompaninë ligjore, Mossack Fonseca, pas skandalit të njohur si “Letrat e Panamasë” që pati vënë në pah rrjedhje masive të të dhënave financiare dhe dokumenteve ligjore që kanë treguar për ekzistencën e një skeme globale për të shmangur taksat e Shteteve të Bashkuara. Në një deklaratë […]

​Prokurorët amerikanë kanë akuzuar katër persona të lidhur me kompaninë ligjore, Mossack Fonseca, pas skandalit të njohur si “Letrat e Panamasë” që pati vënë në pah rrjedhje masive të të dhënave financiare dhe dokumenteve ligjore që kanë treguar për ekzistencën e një skeme globale për të shmangur taksat e Shteteve të Bashkuara.

Në një deklaratë më 4 dhjetor, prokurorët federalë në Menhetën kanë identifikuar katër persona, përkatësisht dy gjermanë, një amerikan dhe një qytetar të Panamasë, dhe kanë njoftuar se tre nga të katër personat tashmë janë arrestuar.

Në mesin e tyre është Harald Joachim von der Goltz, ish-banor i SHBA-së dhe klient i kompanisë ligjore Mossack Fonseca & Co., i cili sipas prokurorëve është arrestuar në Londër më 3 dhjetor.

Një tjetër burrë është arrestuar një muaj më parë në Paris, derisa një shtetas i SHBA-së është arrestuar në Masaçusets më 4 dhjetor.

I pandehuri i katërt ka qenë avokat në kompaninë Mossack Fonseca dhe tani mbetet në arrati.

Prokurorët kanë thënë se Mossack Fonseca, kompani, e cila është mbyllur më herët gjatë këtij viti, ka kryer komplote për taksat e SHBA-së ashtu që të ruajë pasurinë e saj dhe atë të klientëve.

Të katër burrat janë akuzuar për 11 vepra të kryera, duke përfshirë komplotin dhe mashtrimet me taksa.

Letrat e Panamasë janë një koleksion i 11 milionë dokumenteve sekrete që janë bërë publike nga gazeta gjermane, Suddeutsche Zeitung.

Ato më pas janë ndarë me Konsorciumin Ndërkombëtar të Gazetarëve Hulumtues, i cili ka filluar të publikojë raporte të përbashkëta me organizata tjera mediale më 2016.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?