Kapen 80 milionë euro kokainë në Itali

Kapen 80 milionë euro kokainë në Itali

Një sasi rekord kokaine me vlerë rreth 80 milionë euro është zbuluar në një konteiner mallrash i dorëzuar gabimisht në një fabrikë lëkure në provincën e Vicencës në Itali. 690 kg kokainë e pastër e konfeksionuar në pako 1 kg e me vlerë rreth 80 milionë euro, është gjetur e fshehur në një kontenier që […]

690 kg kokainë e pastër e konfeksionuar në pako 1 kg e me vlerë rreth 80 milionë euro, është gjetur e fshehur në një kontenier që transportonte lëkurë nga Amerika e Jugut drejt Italisë.

Kontenieri me kokainë ka mbërritur gabimisht në magazinat e një fabrike lëkure në komunën Zemerghedo në provincën e Vicencës.

Ka qenë pronari i këtij biznesi, i cili ka informuar policinë italiane për këtë “thesar ilegal” të mbërritur në magazinat e tij.

Kontenieri kishte hyrë në Itali nga porti i Livornos duke udhëtuar nga Brazili përmes Portugalisë.

Dyshohet se gjatë tranzitimit të tij është gabuar në shpërndarjen e numërimit të kontenierëve.

Si pronari i fabrikës ashtu dhe shoferi që ka tansportuar kontenierin deri në fabrikë rezultojnë të mos kenë lidhje me këtë trafik ndërkombëtar droge, transmeton oranews.

Dyshohet se kjo sasi rekord kokaine është një aferë e krimit të organizuar në marrëveshje me narkotrafikantët amerikano-jugor.

Autoritetet italiane kanë vlerësuar se kjo sasi kokaine do të sillte një përfitim prje 80 milionë euro.

Policia italiane ka nisur një proces hetimor dhe është mjaft e rezervuar në dhënien e informacionit.

Porti i Livornos nga ku ka hyrë dhe kontenieri i kokainës është shndërruar gjatë viteve të fundit në një udhëkryq të trafikut të drogës nga Amerika e Jugut drejt Italisë e Europës.

Gjithashtu duket se nuk është e rastësishme që kontenieri me kokainë ka mbërritur në territorin e Vicencës, i njohur për konsumin e madh të drogës e në një fabrikë lëkurë, ku kohë më parë janë sekuestruar ngarkesa me lëkurë të lagura me kokainë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?