Kaos në Banjallukë: Policia përleshet me qytetarët (Video)

Arrestimet e sotme nga policia e Republikës Serbe të prindërve të një të riu të vrarë në mars të sivjetshëm, disa anëtarëve të grupit të qytetarëve “Drejtësi për Davidin” si dhe të disa funksionarëve partiakë, ka shkaktuar përleshje të policisë e qyetatarëve në Banjallukë. Policia e Banjallujës para disa ditësh ka bërë fletekallëzime penale kundër […]
Arrestimet e sotme nga policia e Republikës Serbe të prindërve të një të riu të vrarë në mars të sivjetshëm, disa anëtarëve të grupit të qytetarëve “Drejtësi për Davidin” si dhe të disa funksionarëve partiakë, ka shkaktuar përleshje të policisë e qyetatarëve në Banjallukë.
Policia e Banjallujës para disa ditësh ka bërë fletekallëzime penale kundër 20 anëtarëve të grupit “Drejtësi për Davdin”, të cilët më 17 dhjetor kanë protestuar para ndërtesës së Kuvendit të Republikës Serbe, në kohën e mbajtjes së seancës së palrmanetit, në të cilën për ministër të policisë është zgjedhur sërish Dragan Lukac, transmeton gazetametro.net.
Policia atëherë ka bërë të ditur se anëtarët e grupit “Drejtësi për Davidin” janë tubuar në rajonin në të cilin nuk mund të ketë tubime publike, njoftojnë mediet e rajonit.
Policia sot ka hequr një statujë të ngritur për Davidin dhe shenja të tjera, të cilat e kanë përkujtuar të riun e vrarë.
David Dragicevic, i ri 21-vjeçar nga Banjalluka, është zhdukur natën e 18 marsit të sivjetshë, ndërsa trupi i tij është gjetur më 23 mars pranë lumit Vërvas afër kështjellës Kastes.
Prindërit e tij kanë thënë se ai është rrëmbyer, torturuar dhe se në fund e kanë vrarë policët e Reoublikës Serbe.
Më këmbënguljen e prindërve të tij që të zbulohet e vëteta rreth djalit të tyre të vrarë, është formuar edhe grupi i qyetetarëve “Drejtësi për Davidin”, të cilët edhe kanë filluar me protesta.
Me rastin e vdekjes së Davidit, është formuar Këshilli anketues i kuvendit të Rpublikës Serbe, i cili ka konstatuar se ka indikacione se i riu është vrarë, e pas kësaj prokuroria ka nisur hetimet.
Mediet në RS, të afërta me pushtetin në Banjallukë, disa herë kanë tentuar ta kriminalizojnë David Dragicevicin dhe ta kompromitojnë grupin “Drejtësi për Davidin”, duke i denigruar pjesëtarët e tij si rrënues të RS-së. mercenarë të huaj e “sorosianë”.
Nga 26 marsi në sheshin Krajina të Banjallukës çdo mbrëmje mbahen tubimet “Drejtësi për Davidin”.












