Kanceri i stomakut, 6 faktorët që çojnë në shfaqjen e sëmundjes dhe që s’duhet t’i injoroni kurrë

Kanceri i stomakut, 6 faktorët që çojnë në shfaqjen e sëmundjes dhe që s’duhet t’i injoroni kurrë

Kanceri në stomak njihet si një nga format më të dhimbshme të kancerit. Megjithatë, tek shumë pacientë dhimbja nuk është ndër shenjat e para paralajmëruese të sëmundjes. Në fakt, karakteristika më e zakonshme e fazave të para të kancerit të stomakut mund të jetë se nuk shfaq asnjë simptomë. Të gjithë kemi dhimbje stomaku në […]

Kanceri në stomak njihet si një nga format më të dhimbshme të kancerit. Megjithatë, tek shumë pacientë dhimbja nuk është ndër shenjat e para paralajmëruese të sëmundjes. Në fakt, karakteristika më e zakonshme e fazave të para të kancerit të stomakut mund të jetë se nuk shfaq asnjë simptomë. Të gjithë kemi dhimbje stomaku në një moment të caktuar, por kjo nuk do të thotë se duhet të shqetësohemi se kemi kancer në stomak. Është sëmundja e pestë më e shpeshtë kancerogjene në mbarë botën dhe e treta në lidhje me vdekshmërinë. Prek dy deri në tre herë më shumë meshkujt sesa femrat, dhe haset më shpesh pas moshës 50 vjeç.  Në shkaktimin e sëmundjes luajnë rol një sërë faktorësh, të cilët nuk duhet t’i injoroni kurrë:

Infeksionin nga helikobakter pilori, një mikrob ky që jeton ne mukozën gastrike dhe që transmetohet me rrugë fekal orale. Personat e infektuar nga helikobakter pilori kanë një rrisk 2-5 herë më të lartë për të zhvilluar kancer stomaku sesa personat që nuk e mbartin këtë mikrob.

Është parë se të afërmit e personave me kancer stomaku kanë një rrisk 2-4 herë më të lartë për të zhvilluar sëmundjen sesa personat që nuk kanë të afërm me këtë sëmundje.

Dieta ushqimore e pasur me proteina, sidomos mishi i konsevuar dhe i tymosur luan rol në formimin e nitrozokomponimeve që janë lëndë kancerogjene dhe që kontribojnë në shkaktimin e kancerit, ndryshe nga dieta e pasur me perima e fruta të freskëta që luan rol positiv.

Konsumimi i alkolit (mbi 2-3 pije në ditë) si dhe i duhanit luajnë një rol të rëndësishëm në shkaktimin e sëmundjes e cila është takuar më shpesh në persona që konsumojnë alkol dhe duhan.

Disa gjendje të quajtura prekanceroze siç janë polipet adenomatoze, metaplazia intenstinale, anemia pernicioze (mungesa e vit B12) kontribojnë në shkaktimin e kësaj sëmundje.

Stomaku i operuar: Personat që kanë bërë rezeksion stomaku, një pjesë e tyre pas 25 – 30 vjetesh mund të zhvillojnë një kancer stomaku.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar