Kaltrina u rrah edhe para familjarëve të burrit që s’bën gjë: Djali im si gjak i asaj familje të mjerë kujton çdo detaj

Rrëfimi i Kaltrina Ibishit për dhunën në familje ka prekur shumëkë. Në rrëfimin e saj Ibishi tregon për dhunën e bashkëshortit të ushtruar ndaj saj dhe fëmiut. Për këtë rast ka reaguar edhe shkrimtarja e gazetarja Majlinda Bregasi. “Duhet shumë forcë mendore të flasësh si Kaltrina. Ajo është heroina ime”, ka shkruar Bregasi në Facebook […]
Rrëfimi i Kaltrina Ibishit për dhunën në familje ka prekur shumëkë.
Në rrëfimin e saj Ibishi tregon për dhunën e bashkëshortit të ushtruar ndaj saj dhe fëmiut.
Për këtë rast ka reaguar edhe shkrimtarja e gazetarja Majlinda Bregasi.
“Duhet shumë forcë mendore të flasësh si Kaltrina. Ajo është heroina ime”, ka shkruar Bregasi në Facebook teksa e ka ndarë rrëfimin.
Pikërisht në postimin e shkrimtares ka reaguar vet Kaltrina.
“Majlinda Bregasi të falemnderit shumë që e shpërndave përjetimin tim. Rrëfimi im ishte rrëfim në veten e parë, por me zë ! Nuk ishte qëllimi im piskama, por me sa duket gjithçka u dëgjua edhe pati efekt ! Ndoshta më mirë që u ndëgjua në një shoqëri hipokrite si e jona ku bashkëshortët e dhunshëm bëjnë kinse sikur baballarë të mirë edhe duartrokiten nga prindërit dhe familjarët e tyre, e aq më tepër nga të tillë me bluza të bardha, e veshje nën të cilat dhanë një betim para një institucioni i cili do të duhej realisht i pari të dal në mbrojtje e në ndalim të eskalimit të situatës ! Qortimi im i fortë shkon për ata zyrtarë me uniformë që qëndruan totalisht indiferent në dhomën tjetër të asaj çatije të gjorë ku zhvillohej dhuna fizike, duke e menduar si asgjë dhunën, por djali im Oso si gjak i asaj familje të mjerë sot e kësaj dite e kujton në detaje çdo moment të dhunës së rëndë fizike që e përjetoi nëna e tij mu në sytë e tij dhe ai vetë ! Ja vlejti rrëfimi im edhe ju falenderoj shumë të gjithëve që shprehet solidaritet me mua ! Le të shpresojmë se pas kësaj do ketë më shumë guxim ndaj kësaj plage sepse dhuna bashkë me hipokrizinë janë krim kundër njerëzimit ! Gruaja dhe fëmija = Njerëzim!”, ka komentuar Ibishi në postim.












