Kadri Veseli në Twitter: Kosova është Serbi – Mësohet e vërteta

Kadri Veseli në Twitter: Kosova është Serbi – Mësohet e vërteta

Një grup hakerësh serbë i titulluar ‘Serbian Hackers Kim’, përmes një video të publikuar në Twitter, pretendojnë se ia kanë thyer llogarinë kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, shkruan Gazeta Express. Siç shihet në video, ata në profilin e Veselit kanë shkruar një status “Kosova është Serbi”, dhe një foto me të […]

Një grup hakerësh serbë i titulluar ‘Serbian Hackers Kim’, përmes një video të publikuar në Twitter, pretendojnë se ia kanë thyer llogarinë kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, shkruan Gazeta Express.

Siç shihet në video, ata në profilin e Veselit kanë shkruar një status “Kosova është Serbi”, dhe një foto me të njëjtin mesazh e kanë vendosur në profilin e Veselit.

Sipas njoftimin që kanë lëshuar, thonë që pas 120 sekondave ‘Twitter’ e ka ndalur operacionin e tyre, megjithatë ata thonë që kanë arritur të regjistrojnë gjithçka.

“Mbrëmë e kemi thyer llogarinë e të ashtuquajturit kryetar i Kuvendit të Kosovës, ose më mirë të thuhet të ish-kreut të Shërbimit të Inteligjencës. Megjithatë pas 120 sekondave Twitter ka ndalur operacionin tonë, por ne kemi arritur që ta regjistrojmë”, thuhet në njoftimin e këtij grupi hakerësh.

E duket se ky sulm i tyre ka ardhur pas taksës së vendosur nga Qeveria e Republikës së Kosovës ndaj produkteve me origjinë nga Serbia, pasi që edhe në fotografinë e vendosur në profilin e Kadri Veselit shkruhet që “Hakerët serbë e kanë vizituar këtë profil 100 %”.

Gazeta Express për këtë ka kontaktuar edhe stafin e kryetarit të Kuvendit. Në një përgjigje për Express, këshilltari i Kadri Veselit, Valmir Kaliqi, ka thënë se faqja e kryetarit të Kuvendit nuk ka pasur asnjë problem.

“Kjo është thjeshtë në vazhdën e propagandës serbe sepse faqja e kryetatit Kadri Veseli nuk ka pasur asnjë problem apo ndërhyrje. Nga ajo që shihet në pretendimin e tyre është thjeshtë montazh”, ka thënë Klaiqi.

“Faqja zyrtare e kryetarit nuk ka pasur asnjë problem”, tha ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?