Kadri Veseli kërkon armë nga Amerika për ushtrinë e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka nisur vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai mbrëmë ka takuar perfaqësues të institucioneve të ndryshme, në një pritje organizuar nga Konsullata e Kosovës në Des Moines. Por, një nga takimet më të rëndësishme të tij në Iowa është vizita në kampin ushtarak “Camp […]
Por, një nga takimet më të rëndësishme të tij në Iowa është vizita në kampin ushtarak “Camp Dodge”, kampi kryesor ushtarak që ka bashkëpunim me FSK-në, shkruan gazetametro.net.
Vizita e tij në këtë kamp lidhet edhe me formimin e Ushtrisë së Kosovës, qe tashmë është caktuar te ndodhë me datë 14 dhjetor.
Raportohet se vizita e kryeparlamentarit Veseli në këtë kamp ndërlidhet me mbështetjen që Garda Kombëtare e Iowas mund të japë për Ushtrinë e Kosovës si trajnime apo edhe pajisje ushtarake.
Gazeta Metro merr vesh se një prej arsyeve kryesore të vizitës së tij në këtë kamp është diskutimi rreth mbështetjes me pajisje ushtarake për Ushtrinë e Kosovës. Nga kabineti i Veselit nuk kanë pranuar të flasin për detaje të tilla.
Veseli pas Iowas do të ketë takime në New York e më pas në Washington me zyrtarë të lartë të shtetit amerikan.
Ndryshe, ushtria e Kosovës është kundërshtuar ashpër dje nga shefi i NATO’s, Stoltenberg, i cili theksoi se ushtria po bëhet në kohë jo të duhur dhe kjo mund të ketë pasoja.












