Juncker dyshon mbi mandatin presidencial të Romanisë në BE

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker ka shprehur dyshimet mbi aftësinë e Romanisë për të marrë mandatin presidencial të udhëheqjes së Bashkimit Evropian, që ndryshohet cdo gjashtë muaj. Juncker është cituar më 29 dhjetor në mediat gjermane duke thënë se Romania është “teknikisht e përgatitur mirë”. “Por, besoj se Qeveria në Bukuresht ende nuk […]

Juncker është cituar më 29 dhjetor në mediat gjermane duke thënë se Romania është “teknikisht e përgatitur mirë”.

“Por, besoj se Qeveria në Bukuresht ende nuk e ka kuptuar se cfarë do të thotë të udhëheqësh shtetet e BE-së”, shtoi ai.

Romania do të udhëheq presidencën e Bashkimit Evropian nga 1 janari, për herë të parë që nga anëtarësimi në vitin 2007 në bllok.

Juncker shtoi se presidenca e Bashkimit Evropian “kërkon vullnet për të dëgjuar të tjerët. Kam dyshime mbi këtë”.

Ai po ashtu, vuri në dyshim kapacitetin e shtetit për të mbajtur unitetin, për shkak të problemeve të brendshme politike.

“Duhet të ketë unitet në shtëpi për të fuqizuar unitetin në Evropë gjatë mandatit”, tha Juncker.

Në nëntor, presidenti i Romanisë, Klaus Iohannis, tha se vendi i tij nuk është i gatshëm për të përmbushur këtë detyrë.

Ai iu referua një situate ku përfshihet lideri i Partisë Social Demokrate, Liviu Dragnea, i cili e pati të pamundur të zgjedhet kryeministër për shkak të akuzave për mashtrim në zgjedhje.

“Ne jemi të përgatitur dhe besoj se mund t’ja dalim”, tha Iohannis më 21 dhjetor.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?