Johannes Hahn në konferencë: Të gjithë në BE u befasuam kur Kosova vendosi taksën

Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn ka thënë se të gjithë në BE janë zhgënjyer kur Kosova i ka vënë tarifë doganore Serbisë. Hahn, pas Serbisë, po viziton Kosovën, ku ka takuar kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryeparlamenarin Kadri Veseli. Hahn ka thënë se ky vendim është shqetësues, meqenëse në Ballkan tregtia është e nënzhvilluar. […]
Hahn, pas Serbisë, po viziton Kosovën, ku ka takuar kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryeparlamenarin Kadri Veseli.
Hahn ka thënë se ky vendim është shqetësues, meqenëse në Ballkan tregtia është e nënzhvilluar.
“Kemi qenë të befasuar dhe të zhgënjyer kur u vunë tarifat doganore, një herë 10 për qind e pastaj 100 për qind. Duhet të fokusohemi në fusha të tjera. Të gjithë në BE jemi në dijeni për vështirësitë aktuale në tregti. Ka nevojë që të dyja vendet t’i adresojnë këto çështje”, tha Hahn në konferencën në Prishtinë, ku u paraqitë i vetëm.
Hahn përmendi edhe vështirësitë ekonomike në rajon, duke thënë në mungesë të perspektivës, i gjithë truri po ik nga aty.
Sipas tij, BE-ja ka qëllim ta përmirësojë situatën ekonomike në rajon, për ta ndalur migrimin e pandalshëm nga Ballkani.
“I gjithë truri po ik nga rajoni për shkak të vështirësive ekonomike. Ne kemi qëllim që ta përmirësojmë ekonominë, por këto gjëra duhet të nisin këtu, e jo në Japoni apo diku tjetër”, tha ai. /Periskopi/












