Ja pse u rrëzua bredhi i Vitit të Ri në Drenas (Foto)

Në qytetin e Drenasit, sot një nga zbukurimet e Vitit të Ri, bredhi artificial është rrëzuar për toke, i cili ka pak ditë që ishte vendosur në sheshin kryesor. Periskopi ka kontaktuar me zyrtarin për Informim në këtë komunë, Bekim Dobrën i cili ka sqaruar se bredhi është rrëzuar si pasojë e fatkeqësive natyrore, në […]
Periskopi ka kontaktuar me zyrtarin për Informim në këtë komunë, Bekim Dobrën i cili ka sqaruar se bredhi është rrëzuar si pasojë e fatkeqësive natyrore, në këtë rast nga erërat e forta që kanë mbretëruar sot atje.
‘Bredhi është rrëzuar si pasojë e fatkeqësive natyrore, nuk ka ndonjë arsye tjetër. Në Drenas po fryejnë shumë erërat. Erërat janë shumë të fuqishme sot’, ka sqaruar Dobra për Periskopin.
Megjithatë qytetarët nuk kanë pse të shqetësohen, pasi bredhi është duke u vendosur në vendin ku ishte, në mënyrë që mos të dëmtohet më.
‘Tani janë duke punuar që bredhi të vendoset në vendin ku ishte. Operatori ekonomik i kontraktuar është duke u marrë me rregullimin, në mënyrë që bredhi të jetë më i sigurtë nga fatkeqësitë natyrore’, ka sqaruar Dobra./Periskopi/













