Ish-mjeku i UÇK’së pyet Veselin: Për çka i ke këshilltarët, pse po flet me gjuhën e prifit e të hoxhës?

Ish-mjeku i UÇK’së pyet Veselin: Për çka i ke këshilltarët, pse po flet me gjuhën e prifit e të hoxhës?

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi, ka reaguar ndaj një deklarate të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, i cili ka thënë se “Serbisë do t’i vijë mallkimi nga fëmijët dhe nënat e të pagjeturve”. Loshi përmes një postimi në Facebook, thotë se, Kadri Veseli duhet të përdorë gjuhën e politikës dhe […]

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi, ka reaguar ndaj një deklarate të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, i cili ka thënë se “Serbisë do t’i vijë mallkimi nga fëmijët dhe nënat e të pagjeturve”.

Loshi përmes një postimi në Facebook, thotë se, Kadri Veseli duhet të përdorë gjuhën e politikës dhe jo të priftit apo hoxhës.

Ai e pyet Veseli se për çka i ke këshilltarët të cilët nuk po e mësojnë asgjë të hajrit.

Loshi tutje shprehet se, Kadri Veseli dhe shokët e tij nuk kishin kohë e as energji që të merreshin me fatin e personave të pagjetur, pasi ishin të fokusuar drejt karriges, majave të pushtetit dhe luksit për vete dhe familjarët e tyre.

Në fund Loshi e pyet se ishim apo nuk ishim luftëtarë?

Ja shkrimi i plotë i Liri Loshit:

Politikani duhet ta përdorë gjuhën e politikës e jo të priftit, apo hoxhës. “Serbisë do t’i vijë mallkimi…” Po të mos ishte Amerika do ta kishe parë ti se si do t’i vinte mallkimi! Serbisë i vijë mallkimi vetëm nga zori dhe i vie mallkimi nga zhvillimi i Kosovës, të cilën politika aktuale është e paaftë ta bëjë. Duhet të jesh tepër naiv të mendosh se armiku i përbetuar mposhtet përmes mallkimit. Për çka dreqi i ke të gjithë ata këshilltarë përderisa nuk arrijnë të të mësojnë një gjë të hajrit?! Ti dhe “xhemati” yt mendoni se mua më bëhet qejfi kur ti gabon?! Unë shkruaj këtu pikërisht pse më vjen rëndë kur ti gabon dhe meqë ke hyrë në punët e mëdha të cilave nuk ua ke anën, dëshiroj që të gabosh më pak. Apo, të ju lëshosh rrugën bashkëpartiakëve tu që dijnë më mirë. Po ç’iu hyn në punë familjarëve të të pagjeturve njohja e Kosovës nga Serbia përderisa ata kanë brengën e tyre të thellë, të bartur ndër vite për të dashurit e tyre që dikur shpresonin se i kishin gjallë e tash nuk ua gjejnë as eshtrat. Pse nuk iu thua se ti dhe shokët e tu nuk kishit kohë as energji për këto njëzet vite të merreshit me fatin e tyre, sepse mendja, energjia dhe koha juaj ishte e fokusuar drejt karrikës, drejt majave të pushtetit dhe luksit për vete dhe familjarët e juaj dhe se në dialog me Serbinë vetëm “lepe peqe” i bëtë asaj dhe ndërmjetësuesve evropianë?! Nëse vetë nuk je njëri nga ata, caktoje përgjegjësinë dhe jepe premtimin për ndryshimin që (s)ke në plan ta bësh. Trego se je një lider i politikës dhe jo i kishës as xhamisë. Mallkimi është shfryerja e njeriut të pazot, e të dështuarit, e njeriut që nuk i ka mbetur asnjë mundësi tjetër në jetë dhe jo e politikanit dhe luftëtarit. Luftëtari i vërtetë nuk flet me gjuhën e qyqeve asnjëherë! Ishim apo nuk ishim luftëtarë?!

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?