Isa Mustafa reagon kundër postimit të tij: Nuk do t’i bashkohemi asnjë ekipi në dialog

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK], Isa Mustafa, ka reaguar pas postimit ku deklaronte se vyente unitet karshi Serbisë në dialog, shkruan Periskopi. Mustafa ka thënë që “në postimin paraprak, [pikëpamjet e mia] nuk përfaqësojnë pikëpamje se do t’i bashkohemi apo bashkëngjitemi asnjë ekipi në dialog por se do t’i mbrojmë interesat e vendit […]
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK], Isa Mustafa, ka reaguar pas postimit ku deklaronte se vyente unitet karshi Serbisë në dialog, shkruan Periskopi.
Mustafa ka thënë që “në postimin paraprak, [pikëpamjet e mia] nuk përfaqësojnë pikëpamje se do t’i bashkohemi apo bashkëngjitemi asnjë ekipi në dialog por se do t’i mbrojmë interesat e vendit si opozitë”
Duket se partia që ai drejton është në halle të mëdha nga trysnia e mundshme ndërkombëtare për t’u bërë pjesë e procesit. /Periskopi
Pikëpamjet e mia për unitet karshi Serbisë, të shprehura në postimin paraprak, nuk përfaqësojnë pikëpamje se do ti bashkohemi apo bashkëngjitemi asnjë ekipi në dialog por se do ti mbrojmë interesat e vendit si opozitë dhe si parti e cila përfaqëson një trashëgimi të veçantë historike. Qëndrimet e LDK-së janë të qarta.












