Instituti Epik sqaron pse çështja e liberalizimit s’mund të hyjë në agjendën e BE’së pa votim paraprak të PE’së

Instituti Epik sqaron pse çështja e liberalizimit s’mund të hyjë në agjendën e BE’së pa votim paraprak të PE’së

Instituti Epik, thotë se së fundi, në diskurs publik janë paraqitur qëndrime që çështja e liberalizimit të vizave mund të hyjë në agjendë të Këshillit të BE-së me 6-7 dhjetor. “Instituti EPIK dëshiron të sqaroj se ku gjendemi në procesin e vendim-marrjes për liberalizimin e vizave dhe pse çështja e liberalizimit të vizave nuk mund […]

Instituti Epik, thotë se së fundi, në diskurs publik janë paraqitur qëndrime që çështja e liberalizimit të vizave mund të hyjë në agjendë të Këshillit të BE-së me 6-7 dhjetor.

“Instituti EPIK dëshiron të sqaroj se ku gjendemi në procesin e vendim-marrjes për liberalizimin e vizave dhe pse çështja e liberalizimit të vizave nuk mund të hyjë në agjendë të Këshillit të BE-së me 6-7 dhjetor, pa një votim paraprak të Parlamentit Evropian”, thuhet në komunikatën e tyre.

Sqarimi i Institutit Epik:

Ku gjendemi ne sot në procesin e vendim-marrjes për liberalizimin e vizave?

Me 13 shtator 2018, Parlamenti Evropian votoj për të dhëne mandatin Komisionit LIBE për nisjen e negociatave ndër-institucionale me Këshillin e BE-së dhe Komisionin Evropian. Pra, për të sqaruar votimi nuk ka qenë për plotësim ndryshim të Rregullores 539/2001, por vetëm për nisjen e negociatave ndër-institucionale apo trialogut.

Trialog janë takime joformale ndër-institucionale tri-paleshe në mes Komisionit Evropian, Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE-së.

Sa i përket Parlamentit Evropian, Parlamenti zhvillon trialogun në bazë të Rregullave të Procedurës, seksioni 3, rregulla 69f, ku specifikisht thuhet se çdo marrëveshje e përkohshme që arrihet në trialog është joformale dhe duhet të miratohet në procedurën formale që aplikohet në dy institucione legjislative – Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së.

Plotësim ndryshimi i Rregullores 539/2001 është subjekt i procedure së zakonshme legjislative të paraparë me nenin 289 dhe 294 të Traktati për Funksionimin e BE-së. Neni 289 paraqet bazën ligjore të procedurës zakonshme legjislative. Ndërsa, neni 294 paraqet zbatimin detaj të procedurës së zakonshme legjislative.

Pse çështja e liberalizimit të vizave nuk mund të hyjë në agjendë të këshillit të BE-së me 6-7 dhjetor, pa një votim paraprak të parlamentit evropian?

Instituti EPIK dëshiron të sqaroj se duke marr për bazë Traktatin për Funksionimin e BE-së, neni 294, çështja e liberalizimit të vizave nuk mund të hy në agjendë të Këshillit të BE-së me 6-7 dhjetor, pa një votim paraprak të Parlamentit Evropian.

Në këtë drejtim, neni 294 specifikon se në leximin e parë Parlamenti Evropian do të miratojë qëndrimin e tij me shumicë të thjeshtë dhe do t’ia komunikojë atë Këshillit. Më pastaj, Këshilli miraton qëndrimin e tij me shumicën e dyfishtë që nënkupton 55% të Vendeve Anëtare që përfaqësojnë 65% të popullsisë, dhe akti legjislativ në fjalë miratohet në formën që korrespondon me pozitën e Parlamentit Evropian. Akti legjislativ hyn në fuqi 20 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të BE-së.

Prandaj, duke marr për bazë Traktatin për Funksionimin e BE-së, neni 294, Instituti EPIK konfirmon se çështja e liberalizimit të vizave nuk mund të hy në agjendë të Këshillit të BE-së me 6-7 dhjetor, pa një votim paraprak të Parlamentit Evropian – gjë që është e pamundur të ndodh gjatë kësaj jave.

Çfarë është duke ndodhur brenda Këshillit të BE-së?

Sa i përket Këshillit të BE-së me 28 nëntor 2018 është zhvilluar takimi i Ambasadorëve të Vendeve Anëtare në Bruksel, apo më i njohur si COREPER II. Ambasadorët kanë dakorduar agjendën e të gjitha takimeve të mbetura të Këshillit të BE-së për vitin 2018 nën kryesimin e Presidencës Austriake, para dorëzimit të Presidencës së BE-së Rumanisë.

Ambasadorët janë dakorduar se Këshilli i BE-së do të zhvilloj deri në fund të vitit 2018 takime në këto 10 përbërje të Ministrave të BE-së: Transport, Çështje Ekonomike dhe Financiare, Telekomunikimi, Punësimi, Drejtësia dhe Çështje të Brendshme, Punët e Jashtme, Çështje të Përgjithshme, Bujqësia, Energjia dhe Mjedisi).

Duke marr për bazë agjendën e publikuar në faqen zyrtare të Këshillit, Instituti EPIK konfirmon se në asnjë prej 10 përbërjeve të Këshillit të BE-së, çështja e liberalizimit të vizave nuk është paraparë të jetë në agjendë të takimeve.

Në këtë kontekst, duke pas parasysh rëndësinë publike të çështjes së liberalizimit të vizave, Instituti EPIK fton të gjithë përfaqësues të institucioneve që të janë të matur dhe të saktë në aspektin procedural të vendim-marrjes në procesin e liberalizimit të vizave.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?