Hyseni: Reagime histerike nga disa mbeturina të VV’së

Anëtari i Kryesisë së PSD’së, Zgjim Hyseni ka shkruar rreth reagimeve histerike siç i quan ai të zyrtarëve të Vetëvendosjes rreth ngjarjeve të fundit politike që ndodhën në vend . E para është bashkimi i PSD’së në ekipin negociator për dialogun me Serbinë dhe tjetra votimi i Buxhetit të Kosovës për vitin 2019. Hyseni thotë […]
Hyseni thotë këta janë personat e shtypur të Albin Kurtit që pas çdo vendimi madhor politik të PSD’së, dalin dhe konstatojnë për arsyet e largimit të Shpend Ahmetit nga Vetëvendosja.
Ai shkruan se ‘këta janë fëmijë të Albinit, kryedetektorit të ‘komplotit botëror’.
Madje Zgjim Hyseni thotë se tek tash pas një viti, VV si duket po e tregon arsyen e daljes së një pjese të njerëzve, që tashmë kanë krijuar PSD’në.
Ja reagimi i plotë:
Ka një gjë gati se zbavitëse, por ama tepër të dhimbshme dhe të trishtë, te këto reagimet histerike të disa mbeturinave të VV-së. Detektorët e ‘komplotit botëror’ do të thosha, ata që të parët detektojnë dhe e publikojnë prapaskenën, komplotin e ‘kuzhinave’ të gatitur për një kohë të gjatë, lidhjen shkak-pasojë të një ngarjeje që për këdo tjetër është ose e zakontë, ose pa ndonjë lidhje fare me ngjarjen tjetër të zakontë. Sidoqoftë këta janë fëmijë të Albinit, kryedetektorit të ‘komplotit botëror’.
Por simptomatike janë megjithatë reagimet histerike. Tash e sa herë, pas çdo veprimi madhor politik të PSD-së, dalin dhe e konstatojnë se ky veprim i fundit e konfirmon arsyen pse kryetari, nënkryetari i parë, sekretari organizativ, gati se gjysma e Grupit Parlamentar, gjysma e kryesisë, dy kryetar komunash, më shumë se 40 aktivistët kryesorë, 13 kryetarë qendrash, etj., paskan dalur nga VV.
Pra, Rezoluta për dialogun dhe themelimi i Delegacionit ishte një prej tyre. Thanë tash e morëm vesh pse kanë dalur. Më herët refuzimi për t’u sjellur si fëmijë në Kuvend me atë bojkotin e famshëm të LDK e VV (i cili nuk e di nëse ka përfunduar ende, sepse nuk është vërejtur atëherë e nuk po vërehet as tash) ishte po ashtu një moment i kthjelltësisë së ‘zbuluesve’ në VV. Kushtëzimi i buxhetit dhe vota për të, pas përmbushjes së kushteve u paraqit prapë si një moment vetëdijësimi të këtyre të hutuarëve kujdestarë.
Nuk po bëjnë asgjë përveç se po i përdorin këto momente për agjitacion të cekët ku do të mund të konkludonim lirisht. Por, kam, dronë sipërfaqësisht. Çka nëse janë të sinqertë? Çka nëse vërtetë tash po u kuptimësohen atyre arsyet e daljes sonë. I bie që tash e një vit paskan menduar se diku tjetër qenka faji. Që i bie se deri tash paskan mbrojtur vetëdijshëm të keqen e fajtorin. Që i bie se deri tash paskan qëndruar aty kundër bindjeve të tyre. Që i bie se janë frikacak. Oportunistë. Heshtin kundër padrejtësisë, sepse ashtu u konvenon. Apo thjeshtë janë të shtypur. Kanë folur por nuk janë dëgjuar.
Po çliroji njëherë të shtypurit o Albin!












