Hoxha: Vizat, padrejtësi e BE-së

Hoxha: Vizat, padrejtësi e BE-së

Të martën e ardhshme presidencën e Bashkimit Evropian do ta marrë Rumania, shtet ky që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe e pengon vendin të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare. Përgjatë periudhës gjashtëmujore sa ky shtet do ta ketë presidencën e BE-së Kosova do ta ketë shumë të vështirë përparimin në procesin e liberalizimit të […]

Ministrja Hoxha insiston se Bashkimi Evropian është treguar i padrejtë me Kosovën, pasi që kjo e fundit, sipas saj, i ka plotësuar të gjitha kriteret, mirëpo nuk i është dhënë “drita e gjelbër” për heqjen e vizave.

“Që nga marrja e Udhërrëfyesit, më 2012-n, liberalizimi i vizave është trajtuar me prioritet në të gjitha nivelet e institucioneve të Kosovës. Faktorët relevantë të BE-së, nga Parlamenti Evropian, Komisioni Evropian dhe Këshilli Evropian, si dhe të gjithë komisionarët që janë marrë me çështjen e liberalizimit, kanë konfirmuar procedurat dhe të arriturat tona. Të gjithë, pa dallim, kanë konfirmuar se ne i kemi plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim, andaj ky vendim për mostrajtim të liberalizimit të vizave në dhjetor ishte një padrejtësi e madhe”, ka thënë ajo për Zërin.

Ajo e ka quajtur paradoksal sjelljen e BE-së kundrejt heqjes së vizave të Kosovës. “Ishte padrejtësi për shumë arsye, sepse pritjet tona kanë qenë të bazuara në fakte, në të arriturat tona, por edhe në parimet me të cilat vepron Brukseli. Ne e shohim si veprim paradoksal mosliberalizimin e vizave, sepse vetë lëvizja e lirë është ndër të arriturat më të mëdha të BE-së, andaj të mbetet Kosova në geto është më shumë se padrejtësi. Këtë në asnjë mënyrë nuk e kemi pritur, sepse realizimi i obligimeve të ndërsjella është thelbësore për vlerat që ushqen, manifeston dhe aplikon BE-ja”, ka theksuar ajo.

Ndërkohë, lidhur me hapat që do të ndërmarrë Ministria gjatë vitit të ardhshëm Hoxha ka thënë që do të vazhdojë lobimi te shtetet e BE-së për heqjen e vizave.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?