Hoti: T’i ruajmë vijat e kuqe që Bushi i vjetër ia pati vendosur Serbisë

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti u ka shprehur ngushëllime familjes dhe gjithë popullit amerikan për vdekjen e ish-presidentit George H.Ë. Bush. “Ndahet nga jeta Presidenti Bush, te cilit populli i Kosovës i është përjetë mirënjohës për vijën e kuqe qe i vendosi Serbisë me 1992 lidhur me ndërhyrjen te forcave serbe ne […]
“Ndahet nga jeta Presidenti Bush, te cilit populli i Kosovës i është përjetë mirënjohës për vijën e kuqe qe i vendosi Serbisë me 1992 lidhur me ndërhyrjen te forcave serbe ne Kosove. Ndërkaq, Bushi i riu me 2007 pati deklaruar ne Tirane se “Mjaft është mjaft, Kosova duhet të jetë e pavarur”, ka shkruar Hoti.
Hoti tutje ka thënë se është e përjetshme miqësia e Kosovës me popullin amerikan. “T’i ruajmë këto vija te kuqe, te cilat tash po tentohet te shkelen”, përfundoi ai.
Për vdekjen e Bushit të vjetër ngushëllime ka shprehur edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj.
“Me keqardhje mora lajmin për vdekjen e ish-presidentit amerikan, George H.Ë Bush. Qytetarët e Kosovës bashkëndjejnë me popullin amerikan për vdekjen e presidentit Bush. Bota nga sot humbi një burrështetas me vlera të mëdha. Shqiptarët nuk do ta harrojnë asnjëherë kontributin e familjes Bush dhe do t’i jenë përherë mirënjohes për ndihmën dhënë Kosovës në etapa të ndryshme. Ngushëllime popullit amerikan dhe familjes së presidentit Bush!”, shkroi ai.












