Hoti përqesh Veselin: Një ditë na fyen, ditën tjetër na lutet për t’iu bashkuar

Hoti përqesh Veselin: Një ditë na fyen, ditën tjetër na lutet për t’iu bashkuar

Pak minuta pasi kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, lëshoi akuza për partitë opozitare, LDK dhe Vetëvendosje, të cilat sipas tij nuk po bëhen pjesë e Dialogut me Serbinë me të vetmin qëllim se duan të jenë në pushtet, ka reaguar shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti. Zyrtari i LDK-së tha se Veseli një ditë […]

Pak minuta pasi kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, lëshoi akuza për partitë opozitare, LDK dhe Vetëvendosje, të cilat sipas tij nuk po bëhen pjesë e Dialogut me Serbinë me të vetmin qëllim se duan të jenë në pushtet, ka reaguar shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti.

Zyrtari i LDK-së tha se Veseli një ditë fyen opozitën, ditën tjetër e lut për unitet ndërsa një ditë tjetër kacafytet me ndonjë deputet.

“Z. Veseli, një ditë e fyen e opozitën, tjetrën ditë e lut për unitet, e një herë tjetër kacafytet me ndonjë deputet”, shkroi Hoti në Facebook.

Unifikimi, sipas tij, arrihet me pranim të përgjegjësisë që secili ka në kapacitetet e veta respektive, ndërsa kërkoi nga Veseli që të pranojë përgjegjësinë për, siç tha, “dështimet që koalicioni PAN i ka sjell Kosovës gjate këtij viti”.

“Ai duhet të pranojë se koalicioni PAN nuk ka fuqi të qeveris në mënyrë demokratike me Kosovën. Ai duhet të pranojë se si Kryetar i Kuvendit ka dështuar të mundësojë funksionimin normal të Kuvendit, pasi të gjitha seancat e sesionin vjeshtor, nga data 13 shtator 2018 e këndej, janë të hapura”, theksoi Hoti, raporton Koha.net.

Tutje, shefi i deputetëve të LDK-së tha se Veseli, në vend të pranojë këto përgjegjësi, “ai bëri pazar me Buxhetin e Shtetit për të siguruar votat për kalimin e buxhetit për 2019 në lexim të parë. Ndërkaq, leximin e dytë e shtyn në vitin tjetër, duke krijuar vështirësi në ekzekutimin e shpenzimeve në fillim të vitit që vjen”.

Ne, tha Hoti, po punojmë për të unifikuar skenën politike për të ndryshuar këtë lloj të qeverisjes dhe atë, thotë ai, “e kemi arritur”.

“Opozita e sotme është shumë më e fuqishme se koalicioni PAN, si me numra në Kuvend ashtu edhe me mbështetje qytetare. Qeverisja e ardhshme e kësaj opozite do të adresojë strukturalisht të gjitha dëmet që koalicioni PAN i ka bërë Kosovës në vetëm një vit të qeverisjes. Kosovës i duhet qeverisje që punon për 20 vitet ardhshme, e jo politikanë oportunistë që çdo veprim të tyre e peshojnë në raport me votat e mundshme në zgjedhjet e ardhshme”, tha në fund Avdullah Hoti, Shef i Grupit Parlamentar të LDK-së./Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?