Hoti: Nënshkrimet janë autentike, pas pesë minutave dorëzojmë kërkesën e re me më shumë nënshkrime

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, në një konferencë të mbajtur para gazetarëve në hollin e Kuvendit tha se pas pesë minutave do të dorëzojnë edhe njëherë kërkesën për seancë të jashtëzakonshme, në të cilën kërkojnë debat në lidhje me dështimin për liberalizimin e vizave. Hoti ka mohuar para gazetarëve falsifikimet e nënshkrimeve […]
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, në një konferencë të mbajtur para gazetarëve në hollin e Kuvendit tha se pas pesë minutave do të dorëzojnë edhe njëherë kërkesën për seancë të jashtëzakonshme, në të cilën kërkojnë debat në lidhje me dështimin për liberalizimin e vizave.
Hoti ka mohuar para gazetarëve falsifikimet e nënshkrimeve të deputetëve në kërkesën e deponuar për këtë seancë. Ai i quajti gabime teknike.
“Gabime teknike gjithmonë mund të ndodhin, nuk mendoj që u dashtë të komplikohet kështu. Ua shpjegova edhe atyre të Alternativës. Nënshkrimet janë autentike të deputetëve, nënshkrues të kësaj kërkese…Tani do të dorëzojmë kërkesën edhe me më shumë nënshkrime”, ka thënë ai.
Nënshkrimet e Doruntina Malokut dhe Vjosa Osmanit nga LDK figurojnë në listë, ani pse këto janë në ShBA. Po ashtu në listën e LDK-së figuron nënshkrimi i Teuta Rugovës që nuk dha nënshkrimin njashtu siç nuk dhanë dy deputetët e Alternativës, Mimoza Kusarit Lila dhe Ilir Deda që pohuan falsifikimin e nënshkrimit të tyre.












