Hoti i reagon Zekës: Qytetarët e Kosovës asnjëherë nuk janë diskriminuar për shkak të religjionit

Hoti i reagon Zekës: Qytetarët e Kosovës asnjëherë nuk janë diskriminuar për shkak të religjionit

Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj deputetit Milaim Zeka që tha se një ndër arsyet për mos liberalizimin e vizave për Kosovën dhe mos anëtarësimin e Shqipërisë në BE është feja islame. “LDK është anëtare e Partive Popullore Evropiane dhe aty janë të gjithë prej kancelares Merkel e tutje dhe […]

Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj deputetit Milaim Zeka që tha se një ndër arsyet për mos liberalizimin e vizave për Kosovën dhe mos anëtarësimin e Shqipërisë në BE është feja islame.

“LDK është anëtare e Partive Popullore Evropiane dhe aty janë të gjithë prej kancelares Merkel e tutje dhe shkojmë çdo tre muaj unë që e kam emrin Avdullah, Ismeti, Luta, Armendi dhe askush nuk na ka diskriminua për shkak të religjionit dhe asnjëherë nuk do të doja të dëgjoj këtë në një vend sepse nuk është ë vërtetë që qytetarë e Kosovës po diskriminohen nga BE për shkak të religjionit”, ka thënë Hoti.

Të fundit
Të ngjashme