Holandezi kërkon të jetë 20 vjet më i ri, Gjykata jep vendimin

Një gjykatë holandeze ka refuzuar kërkesën e një të vetëquajturi “guruja pozitiv” për të shkurtuar moshën e tij për 20 vjet, në një rast që mori vëmendjen e mbarë botës, shkruan Periskopi. Muajin e kaluar, Emile Ratelband pyeti gjykatën në Arnhem që formalisht të ndërrojë datën e tij të lindjes, për t’u bërë 49 vjeç […]
Një gjykatë holandeze ka refuzuar kërkesën e një të vetëquajturi “guruja pozitiv” për të shkurtuar moshën e tij për 20 vjet, në një rast që mori vëmendjen e mbarë botës, shkruan Periskopi.
Muajin e kaluar, Emile Ratelband pyeti gjykatën në Arnhem që formalisht të ndërrojë datën e tij të lindjes, për t’u bërë 49 vjeç e jo 69 sa është aktualisht. Ai tha që zyrtarët nuk e kishin parë gjendjen e tij emocionale dhe që po i shkaktonte probleme për të gjetur punë dhe për ta gjetur dashurinë.
Ai tha se nuk ndihej si 69 vjeçar dhe se kërksa e tij ishte konsistente me format e tjera të transformimit personal që marrin pranim gjithandej botës, të tilla si e drejta për ta ndërruar emrin apo gjininë.
Gjykata gjatë ditës së sotme tha: “Z.Ratelband është i lirë të ndihet 20 vjet më i ri se mosha reale dhe të sillet në atë formë. Por t’i shkurtojmë moshën legalisht do të bënte që të fshinim 20 vite nga regjistri i lindjeve, vdekjeve, martesave dhe marrëdhënieve të regjistruara. Kjo do të kishte implikime të padëshirueshme legale dhe shoqërore.” /Periskopi












