Historiani kosovar zgjidhet anëtar i Akademisë së vendit që nuk e njeh Kosovën

Historiani kosovar zgjidhet anëtar i Akademisë së vendit që nuk e njeh Kosovën

Muhamed Mufaku është zgjedhur anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Bosnjë-Hercegovinës. Vendimi që historiani kosovar t’i bashkohet këtij institucioni është marrë në Kuvendin e mbajtur të enjten. Kësisoj, Mufaku u bë anëtari i 21-të i jashtëm i kësaj akademie së bashku me figura të njohura ndërkombëtare, shkruan sot Koha Ditore. Sipas […]

Muhamed Mufaku është zgjedhur anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Bosnjë-Hercegovinës. Vendimi që historiani kosovar t’i bashkohet këtij institucioni është marrë në Kuvendin e mbajtur të enjten. Kësisoj, Mufaku u bë anëtari i 21-të i jashtëm i kësaj akademie së bashku me figura të njohura ndërkombëtare, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas raportit të Seksionit të shkencave humane, Mufaku u zgjodh në saje të kontributit të tij në studimet ballkanike të botuara në Lindjen e Mesme gjatë qëndrimit të tij në Jordani (1989-2018) si profesor i historisë së re, duke përfshirë edhe pesë libra për historinë kulturore të Bosnjës gjatë sundimit osman dhe në ish-Jugosllavi, si dhe disa studime të botuara në revistat shkencore.

Muhamed Mufaku u lind në Damask në vitin 1952. Ka diplomuar në Universitetin e Damaskut në gjuhën dhe letërsinë arabe, ndërsa magjistraturën dhe doktoratën në letërsi krahasuese dhe histori i ka mbrojtur në Universitetin e Prishtinës, ku ka ligjëruar deri më 1987. Në atë vit u dëbua prej Kosovës nga regjimi i Slobodan Milosheviqit. Më pas ligjëroi në Universitetin e Jermukut në Irbid të Jordanisë. Ishte drejtor i institutit “Shtëpia e Urtësisë” dhe gjithashtu pedagog në Universitetin Al al-Bejt në qytetin e Mafrakut në Jordani, deri në pensionimin e tij këtë vit. Ka specializuar në historinë dhe letërsinë e popujve të Ballkanit.

Gjatë qëndrimit të tij në Jordani, Mufaku më 2005 u zgjodh edhe anëtar korrespodent i Akademisë Arabe në Damask që ka një histori njëshekullore. Më 2010 u zgjodh anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, kurse më 2012 u nderua me Medaljen e Republikës për Merita që jepet nga presidenti i Kosovës. Në tetor 2018 u zgjodh drejtor i Institutit për Studime Orientale në Prishtinë .

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?