Historia e çorapeve shumëngjyrëshe të George H.W Bush

Ish-presidenti, George H.W. Bush nuk ishte i njohur për sensin e tij të modës derisa ishte në detyrë, por e ndryshoi atë më vonë. Presidenti i 41-të, i cili vdiq të premten, kishte dëshirë për të veshur çorape interesante gjatë viteve të fundit duke zgjedhur modele të guximshme dhe ngjyra të ndezura për të gjallëruar […]
Presidenti i 41-të, i cili vdiq të premten, kishte dëshirë për të veshur çorape interesante gjatë viteve të fundit duke zgjedhur modele të guximshme dhe ngjyra të ndezura për të gjallëruar kostumet e tij.
Që kur filloi të përdorte një karrocë me rrota në vitet e tij të mëvonshme, këmbët e ish-presidentit ishin në qendër të vëmendje në ngjarjet publike.
“Më pëlqejnë çorapët shumëngjyrësh. Unë jam një njeri i çorapeve”, i tha mbesës së tij. Jenna Bush Hager, gjatë një shou në 2012.
Yesterday I was inspired by my friend John Cronin to wear these beauties from @JohnsCrazySocks marking World Down Syndrome Day. A great sock supporting a wonderful cause. #johnscrazysocks #worlddownsyndromeday #happiness #downsyndrome pic.twitter.com/3ulu8ORsta
— George Bush (@GeorgeHWBush) March 22, 2018
Çorapët e tij u bënë një temë e bisedës së vizitorëve të tij, përfshirë ish-presidentin Bill Clinton kur demokrati vizitoi republikanin në qershor.
Bush pati publikuar një foto që tregon se kishte veshur një palë çorape me fytyrën e Clintonit kur pasuesi i tij e vizitoi atë.
“Vizitë speciale sot nga një mik të madh – dhe tani, një autor bestseller. Për fat të mirë unë kisha një palë çorape të pastra me fytyrën e Bill Clinton për të shënuar këtë rast”, shkroi ai.
Dashuria e tij për çorapët çoi edhe në lidhje të tij me disa kompani çorapësh, duke përfshirë edhe me një sipërmarrës që kishte sindromin Doën, i cili hapi kompaninë e tij të çorapëve.
The 41st President will be carried to his final rest wearing socks that pay tribute to his lifetime of service, starting as an 18 year-old naval aviator in war. That legacy is now being carried, in part, by the brave, selfless men and women aboard @CVN77_GHWB. #Remembering41 pic.twitter.com/OabtK756fO
— Jim McGrath (@jgm41) December 3, 2018
John Cronin, bashkëthemeluesi i kpmanisë të çorapëve “ John’s Crazy”, i dërgoi Bushit një kuti me çorape dhe ish-presidenti veshi një palë të tillë në Ditën e Sindromit Down.
Dhe kjo nuk ishte e vetmja herë kur ish-presidenti i kërkoi Cronin ta veshte me çorape.
Në prill, kur vdiq gruaja e tij Barbara, Bush thuhet se kishte kontaktuar me John Cocking Socks për të parë nëse kishin ndonjë palë çorape që mund t’i vishte në funeralin e saj.
Ai do të vazhdojë traditën e dërgimit të mesazheve me çorapët e tij edhe në udhëtimin e tij të fundit gjithashtu.
Zëdhënësi i Bushit, Jim McGrath, publikoi një fotografi të hënën që tregonte çorapët që Bush do t’i vesh kur të shkojë në amshim, të cilët përmbajnë aeroplanë që fluturojnë në formacion.
“Presidenti i 42-të do të shkojë në amshim i veshur me çorape që i atribuojnë shërbimin e tij duke filluar si një marins 18 vjeçar i luftës. Këtë trashëgimi tani do ta mbartin burra dhe gra trime në bordin @CVN77_GHWB duke kujtuar presidenti e 41-të”, në një postim të tij.


















