Haxhiu për deputetët e PSD-së: Vodhën mandatet, dhe duan t’i bëhen Thaçit patericë

Kritike me qëndrimin e fundit të PSD-së, është shprehur edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu. Sipas saj, 12 deputetët që dolën nga LVV-ja, “i tradhtuan votuesit, i vodhën mandatet, tani duan t’i bëhen patericë Thaçit për koncesione të reja”. “Zgjedhje të jashtëzakonshme dhe jo pazare të reja”, ka kërkuar Haxhiu, në një postim në […]
Kritike me qëndrimin e fundit të PSD-së, është shprehur edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.
Sipas saj, 12 deputetët që dolën nga LVV-ja, “i tradhtuan votuesit, i vodhën mandatet, tani duan t’i bëhen patericë Thaçit për koncesione të reja”.
“Zgjedhje të jashtëzakonshme dhe jo pazare të reja”, ka kërkuar Haxhiu, në një postim në Facebook.
E më vonë ajo ka shkruar se “aventura personale e Thaçit duhet shpallur e pavlefshme”.
“Përveç ndaljes së këtij pazari, çdo orvatje tjetër është shërbim për Hashim Thaçin. Hapi tjetër është shqyrtimi dhe vlerësimi i raportit 38 faqësh i Qeverisë së Kosovës për mbi 33 marrëveshjet e Brukselit. Nëse kjo anashkalohet, atëherë dëmi përmbajtësor dhe procedural është tejet i madh. Në këtë mënyrë propozimi i një rezolute, që nuk e kritikon as Presidentin dhe as Qeverinë, as të kaluarën dhe as të tashmen e dialogut, na premton siguresa në fund të procesit. Kjo rezolutë e forcon Thaçin dhe është pro tij. Në fund, siguresat janë të pasigurta”, ka shtuar Haxhiu.
“Atëherë do të jetë tepër vonë. Dhe, garancia vetëm në fund është leje për shkelje të parimeve tash dhe ndërkohë. Këto janë garancione që e kamuflojnë mashtrimin dhe rezoluta është për forcimin e Thaçit”, ka shtuar më pas ajo.