Hasani: SHBA-ja nuk e detyron Kosovën që të arrijë marrëveshje me Serbinë

Hasani: SHBA-ja nuk e detyron Kosovën që të arrijë marrëveshje me Serbinë

Letrat e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për presidentët e Kosovës dhe të Serbisë janë inkurajim për arritjen e një marrëveshjeje në mes të palëve, por jo që ajo domosdo të jetë copëtimi i Kosovës ose ngjashëm, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, profesori i të Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Enver Hasani, ish-kryetar […]

Letrat e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për presidentët e Kosovës dhe të Serbisë janë inkurajim për arritjen e një marrëveshjeje në mes të palëve, por jo që ajo domosdo të jetë copëtimi i Kosovës ose ngjashëm, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, profesori i të Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Enver Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Ai nuk e përjashton mundësinë që ideja për ndryshim të kufijve të jetë në tavolinën e bisedimeve, por sipas tij, është gabim që të rihapet çështja e kufijve, përgjithësisht në Ballkan.

Radio Evropa e Lirë: Profesor Hasani, dialogu i Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë tash për tash duket se ka ngecur. A prisni rifillimin e këtij dialogu, për të cilin thuhet se do të jetë në fazën përfundimtare dhe a ka shenja se kur mund të fillojë?

Enver Hasani: Unë nuk e kam të qartë se kur mund të rifillojë, meqenëse ajo varet kryesisht nga dinamikat e brendshme në Kosovë, por edhe në Serbi, të cilat, veçanërisht në Kosovë, shihet që kanë marrë një kahe, që nuk është bash e kënaqshme, meqenëse shihet qartë se nuk ka një pajtim as të përafërt të konsensusit mes forcave politike, sa i përket formës dhe përmbajtjes së dialogut.

Radio Evropa e Lirë: A prisni që të ketë një përafrim qëndrimesh të spektrit politik?

Enver Hasani: Unë nuk pres, meqenëse çështja kryesore që është nisur, është nisur gabim dhe është futur copëtimi i Kosovës si variant, i ashtuquajtur i dhimbshëm, përkatësisht si levë ndikimi ndaj Serbisë për të fituar disa koncesione sa i përket shtetësisë së Kosovës. Ky fakt ka bërë që partitë që përfaqësojnë pjesën dërmuese të popullsisë së Kosovës, të kenë rezerva serioze. Kjo do të thotë është nisur mbrapsht, sa i përket mënyrës dhe përmbajtjes të konsensusit që pritet të arrihet dhe kjo ka shkaktuar frikë edhe te forcat kryesore politike, por edhe te qytetarët e zakonshëm.

Radio Evropa e Lirë: Megjithatë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk e ka thënë se mund të ketë copëtim të Kosovës, por e ka potencuar korrigjim të kufirit…

Enver Hasani: Mund të quhet si të doni, por esenca e asaj çfarë është parë deri sot dhe sjelljet e palës serbe, del që flitet për copëtim. Në praktikën ndërkombëtare, me korrigjim të kufijve nënkuptohet kur është deri në 500 metra që të lëvizë vija kufitare, qoftë brenda, qoftë jashtë. Këtu nuk flitet për 500 metra.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?