Haradinaj vizitë në Polici pas vrasjes në Istog: Nuk do ta lejojmë që kriminelët t’i bëjnë ligjet në Kosovë

Haradinaj vizitë në Polici pas vrasjes në Istog: Nuk do ta lejojmë që kriminelët t’i bëjnë ligjet në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj mëngjesin e sotëm ka vizituar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë pas rastit të rëndë që ndodhi mbrëmë në Istog, ku u vra zyrtari policor Izet Demaj nga plaçkitësi Kamer Metaj – raporton Periskopi. Haradinaj ka thënë se dita e djeshme ka qenë shumë e ndijshme, dhe se bilanci i viktimave […]

Haradinaj ka thënë se dita e djeshme ka qenë shumë e ndijshme, dhe se bilanci i viktimave ka mundur të jetë shumë më i lartë.

Ai ka shprehur dhimbje për vrasjen e zyrtarit policor, por ka thënë se policët duhet të jenë gjithherë në detyrë.

“Ka qenë një ditë e ndijshme, vrasje me armë të gjata e me sëpata në qendra të banime, jo nëpër skaje. Ka pas sulme e plaçkitje. Epilogu i kësaj ngjarje është një polic i vrarë në detyrë – një familjar, dhe një sulmues. Polici ka shti në mbrojtje të vetës dhe të rendit. E ka paguar me jetë”, ka thënë Haradinaj.

Tutje ai ka njoftuar se nesër do të mbahet ceremonia e varrimit të Izet Demajt, me ç’rast do të shpallet ditë zie nga presidenti.

Ai falënderoi drejtorin e Policisë së Kosovës, Reshat Qalajn për mënyrën se si e ka menaxhuar këtë rast.

“Kam ardh me ju shpreh ngushëllime. E falënderoj drejtorin për mënyrën se si e ka menaxhuar gjendjen dhe me i jap përkrahej policisë. Nuk kemi zgjidhje tjetër, përveç që mos me leju që kriminelet më ba ligjin në Kosovë. Policia ka përkrahjen tonë që kriminelët të mos e marrin ligjin në dorë. Dje kanë mujt me u vra edhe qytetarë të pafajshëm, andaj kemi shpëtuar lehtë. Është e dhimbshme, por mundësitë kanë qenë që me vdekë ma shumë njerëz. Do të marrim të gjitha veprimet për me përkrah Policinë. Jemi kritikuar pse po rrisim paga për policë, prokurorë e gjyqtarë. Nesër do të shpallet ditë zie. Do të jetë një ditë kthese, rënia e policit në detyrë”, ka thënë Haradinaj.

I pari i Qeverisë shtoi se në janar do të procedohen ligje tjera për Policinë.

“Ligjet kanë avancuar, do t’i procedojmë ligjet në janar. Policisë i kemi dhënë përkrahjen e nevojshme. Kjo përkrahje do të rritet. Do të jenë në nivel të detyrës. Qytetarët të mos vozisin nëse janë të dehur. Festën mos ta kthejmë në dhimbje. As policët nuk duhet të lëshojnë pe. Do t’i qëndrojmë pranë familjes. Dëgjova që ai person kish pas të kaluar kriminale”, përfundoi Haradinaj./PERISKOPI

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?