Haradinaj tregon se kush i kreu vrasjet e pasluftës

Haradinaj tregon se kush i kreu vrasjet e pasluftës

Në Kosovë sot është shënuar Dita e Veteranit, në përkujtim të dëshmorëve dhe veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Manifestimi qendror është mbajtur sonte në Prishtinë, nën përkujdesjen e kryeministrit të Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, i cili ka organizuar një pritje për veteranët në bashkëpunim me OVLUÇK. Kryeministri Haradinaj tha se Dita e Veteranit […]

Manifestimi qendror është mbajtur sonte në Prishtinë, nën përkujdesjen e kryeministrit të Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, i cili ka organizuar një pritje për veteranët në bashkëpunim me OVLUÇK.

Kryeministri Haradinaj tha se Dita e Veteranit shënon 30 dhjetorin sulmin në familjen Jashari, një sulm i hershëm, kur kurrkujt nuk i shkoi mendja se te shqiptarët ka armë dhe që ia kthejnë armët armikut.

Haradinaj përmendi edhe themelimin e ushtrisë së Kosovës, e cila do të jetë përkrah gjithë ushtrive më të fuqishme të botës, përfshirë atë të SHBA-së, NATO-s dhe Shqipërisë.
Duke përkujtuar se është krenar që ishte ushtar i lirisë dhe i Adem Jasharit, kreu i Qeverisë së vendit pati edhe një porosi tjetër.

“Vrasjet e pasluftës nuk janë vrasje prej ushtarëve të UÇK-së. Nuk ka ushtar që ka luftuar për liri, që ka parë vdekjen me sy, që ka shpëtuar popullin e vet, që e vranë një vëlla të vetin pas lufte. Nuk ka shans. Nuk e bën ushtari atë, nuk e bën pas shpine, nuk e bën fshehtë, natën. Ajo është dora e armikut që e ka bërë, ta dini! Sa për ushtarin e lirisë, sa për mua kurrë një shqiptar, një njeri nuk do të kishte vdekur pas luftës në Kosovë. Të gjithë ishin gjallë ata që i vajtojmë sot, do të ishin me ne”, ka thënë ai.

Haradinaj ka treguar rastin kur është tragjikisht ka humbur jetën djali i heroit Shkëlzen Haradinajt, Shqipdoni, 11 vjet më parë, kur ishte goditur nga një autobus dhe ai së bashku me familjen e tij fali gjakun, pasi shqiptarët duhet të dinë të falin njëri-tjetrin.

Ai ka porositur bashkëluftëtarët e tij se edhe institucionet e vendit mund të gabojnë ndonjëherë, duke kërkuar mirëkuptimin e tyre, pasi  shqiptarët nuk mund të jenë aleatë të rusëve, por të Amerikës dhe aleatët e saj.

Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati ka folur për sfidat dhe problemet me të cilat veteranët janë përballur deri në ditët e sotme, si dhe punën e shoqatave të dala të luftës për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së

Ndërsa, Baca Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, kërkoi që të tregohemi vigjilent dhe çdo përballje të mundshme me armikun t’i përgjigjemi sikur në të kaluarën.

Për nder të kësaj dite, kryeministri Haradinaj ka ndarë medaljen Gjergj Kastrioti Skënderbeu për familjen Jashari në shenjë respekti për kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës, për shërbim jetësor për veteranët e luftës së UÇK-së është nderuar Faton Klinaku.

Po ashtu, për kontribut jetësor në shërbim të veteranëve të luftës është nderuar me medaljen Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Avdyl Mushkolaj, kryetar i degës së OVL të UÇK-së në Deçan.

Gjatë ditës, OVL UÇK ka organizuar homazhe në Prekaz e gjithashtu degët e kësaj organizate kanë organizuar homazhe nëpër lokacione të ndryshme në Kosovë.

Dita e Veteranit shënohet për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?