Haradinaj thotë se Bashkimi Evropian po heshtë ndaj veprimeve të Serbisë

Haradinaj thotë se Bashkimi Evropian po heshtë ndaj veprimeve të Serbisë

Heshtja e Bashkimit Evropian karshi letrës së kryeministres serbe, Ana Bërnabiq drejtuar homologëve të vendeve tjera për të tërhequr njohjet e shtetit të Kosovës, ka shtyrë kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj të reagojë. Në një konferencë për media të mbajtur pas mbledhjes së Qeverisë, Haradinaj ka kërkuar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini […]

Heshtja e Bashkimit Evropian karshi letrës së kryeministres serbe, Ana Bërnabiq drejtuar homologëve të vendeve tjera për të tërhequr njohjet e shtetit të Kosovës, ka shtyrë kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj të reagojë.

Në një konferencë për media të mbajtur pas mbledhjes së Qeverisë, Haradinaj ka kërkuar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini dhe komisioneri Johanes Hahn që të reagojnë ndaj veprimeve të Serbisë.

Ai ka kujtuar se sa e zëshme ishte BE-ja karshi taksës 100 përqind ndaj produkteve të Serbisë, ku ka kërkuar vazhdimisht që Kosova të tërheq atë, teksa ka shtuar se është pikërisht kjo qasje e BE-së shkaktare e gjendjes që po mbretëron aktualisht.

“Letra e kryeministres Bërnabiq, ku iu drejtohet kryeministrave të shteteve me i tërheq njohjet që i kanë bërë Kosovës është e papranueshme. Kjo është një dëshmi që jo vetëm se kemi të drejtë në taksë, por po na imponohen edhe vendime të tjera. Unë jam shumë i habitur për heshtjen e zonjës Mogherini, të komisionerëve tjerë, Hahn e gjithë zyrtarëve tjerë të BE-së, për heshtjen ndaj kësaj letre. Kjo nuk është as në frymën e dialogut, as anëtarësimit në BE. Kjo është kundër dialogut, kundër perspektivës evropiane të rajonit tonë dhe iu bëjë thirrje, apeloj tek udhëheqësit e BE-së që të mos heshtin për shkak se kjo heshtje e ka sjellë punën ku jemi sot”, tha Haradinaj.

I pyetur nëse korrigjimi i kufirit mund të jetë në tryezën e bisedimeve në Bruksel, pavarësisht qëndrimeve kundërthënëse me presidentin Hashim Thaçi, Haradinaj tha se nuk dëshiron të flasë për korrigjimin e kufirit.

Sa i përket deklaratës së presidentit për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, ai tha se është në të gjitha aspektet me preshevarët, porse theksoi se këto dy çështje nuk janë të njëjta.

“Dashuria ndaj njerëzve tonë në Preshevë është njerëzore, është shqiptare, sikurse që është dashuria e Beogradit zyrtar për serbët e Kosovës por nuk po flasim për të njëjtat gjana, për të njëjtat jo”, u shpreh ai.

Kryeministri foli edhe për një koncept-dokument të Qeverisë për lojëra të fatit, ku ka sqaruar se Kosova synon të vendosë rend edhe për këto të fundit.

Sipas tij, lojërat e fatit ndodhen kudo nëpër Kosovë dhe duhet ndalur kjo përmes një baze ligjore, në mënyrë që të mos ketë kaos. Sipas tij, kjo asnjëherë nuk bëhet duke e legjitimuar kaosin.

“Ndoshta ligji vërtetë e ka thënë kështu që do të rriten (numri i kazinove). Por, e vërteta është pak më ndryshe. Ajo që synon Qeveria dhe Kosova është me vendosë me ligj çka janë këto lojëra të fatit, sa do të jenë, a do të ketë. Pra nuk është qëllimi me e rritë punësimin me bixhoz… Nëse dikush ka synuar përmes ligjit me i rritë, unë personalisht jam kundër”, u shpreh ai.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?