Haradinaj shkoi në Gjinekologji, premtoi rritje pagash për mjekët dhe inferiemerët

Haradinaj shkoi në Gjinekologji, premtoi rritje pagash për mjekët dhe inferiemerët

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Klinikën Obstetrike Gjinekologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, Basri Sejdiu dhe Drejtoresha e Gjinekologjisë, Myrvete Paçarada. Me këtë rast, kryeministri Haradinaj shprehu kënaqasinë që sot është aty së bashku me minstrin e […]

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Klinikën Obstetrike Gjinekologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, Basri Sejdiu dhe Drejtoresha e Gjinekologjisë, Myrvete Paçarada.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj shprehu kënaqasinë që sot është aty së bashku me minstrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili.

Kryeministri Haradinaj theksoi se qëllimi i vizitës së sotme ishte shprehja e mirënjohjes për punën e të gjithëve, shumë të madhe dhe të dobishme për vendin, popullin, njerëzit e familjet.

” E vërteta është se ne e kemi gati Ligjin për Pagat, ku mjekëve do t’iu dyfishohen pagat, edhe për infermierët ka ngritje. Jemi vonuar shumë, por ju lus që të bëni sa më shumë kujdes për pacientët, sepse puna e mirë nuk shkon pa u vërejtur dhe pa e marrë përkrahjen e të gjithë neve”, shtoi kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj, punën në repartin e Gjinekologjisë e quajti heroike, duke theksuar se gjendja aty po ndryshon për të mirë.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se kjo eshte nje klinikë në të cilën është punuar shumë në vitin 2018, por ajo që kanë bërë për dallim nga vitet tjera është aspekti buxhetor.

“Kjo vizitë tregon se fokusi i Qeverisë është shëndetësia të cilës do t’i japim perparësi edhe gjatë vitit 2019 që pacientët tanë të mos kenë nevojë të dalin jashtë Kosovës ose në klinika tjera private”, tha ministri Ismaili.

Drejtoresha e Gjinekologjisë, Myrvete Paqarada, pasi e njoftoi kryeministrin për punën që po bëhet nga personeli mjekësor në klinikën e Gjinekologjisë, e falënderoi kryeministrin për mbështetjen.

Vizita e kryeministri Haradinaj në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, po bëhet në prag të ndërrimit të moteve, për shkak se ky institucion është gjithmonë afër qytetarëve të saj dhe në shërbim të tyre, /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?