Haradinaj: Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të jenë të diskriminuar nga BE-ja

Kryeministri Ramush Haradinaj, përmes një postimi në profiling e tij në rrejtin social Facebook para pak minutash, ka thënë se qytetarët e Kosovës vazhdojnë të jenë të diskriminuar për sa i përket lëvizjes së lirë në vendet e Bashkimit Evropian. Ai ka thënë se gjatë takimit me komisionerin Johannes Hahn, kanë argumentuar përmbushjen e të […]
Kryeministri Ramush Haradinaj, përmes një postimi në profiling e tij në rrejtin social Facebook para pak minutash, ka thënë se qytetarët e Kosovës vazhdojnë të jenë të diskriminuar për sa i përket lëvizjes së lirë në vendet e Bashkimit Evropian.
Ai ka thënë se gjatë takimit me komisionerin Johannes Hahn, kanë argumentuar përmbushjen e të gjitha kritereve të vëna nga BE-ja për liberalizimin e vizave.
“Poashtu, zyrtarit të lartë të BE-së iu prezantuan të gjitha faktet relevante që dëshmojnë se Serbia dhe BeH në vazhdimësi kanë vepruar kundër frymës së bashkëpunimit rajonal, duke mos përmbushur asnjë nga marrëveshjet e arritura me Kosovën. Tarifat prej 100% për mallrat e këtyre dy shteteve janë në funksion të mbrojtjes së sovranitetit dhe sigurisë nacionale të vendit dhe në përputhje me CEFTA-n. Kosova nuk do të ndalet në ecjen përpara drejt integrimeve euroatlantike, megjithë padrejtësitë e shumta dhe nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga vendimet e saj sovrane, përfshi taksën, deri në njohjen nga Serbia”, ka thënë Haradinaj.
Përveç takimit me kryeministrin, Hahn ka takuar edhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.












