Haradinaj premton ngritje të pagave për punëtorët shëndetësor

Haradinaj premton ngritje të pagave për punëtorët shëndetësor

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj priti në takim delegacionin e Federatës Sindikale të Shëndetësisë të Kosovës të kryesuar nga Blerim Syla, me të cilët bisedoi për gjendjen në sektorin e shëndetësisë në Kosovë, njofton kumtesa nga zyra për informim e Qeverisë së Kosovës. Haradinaj me këtë rast u njoftua nga përfaqësuesit e FSSHK-së për situatën […]

Haradinaj me këtë rast u njoftua nga përfaqësuesit e FSSHK-së për situatën e fundit të krijuar në këtë sektor, për shqetësimet e punëtorëve shëndetësorë, e njëri nga këto shqetësime ishte kategorizimi i pagave të punëtorëve shëndetësorë.

Kryeministri Haradinaj me këtë rast tha se Qeveria e Kosovës e ka rritur buxhetin për shëndetësi dhe për vitin 2019 është paraparë rritje e ndjeshme e buxhetit, e cila do të ndikojë edhe në mirëqenien e punëtorëve shëndetësorë.

Kryeministri Haradinaj ka vlerësuar se që nga marrja e mandatit ka punuar në mënyrë intensive për krijimin e bazës ligjore që ky kategorizim të aplikohet sa më parë edhe në sektorin shëndetësor dhe krahas kësaj po punohet edhe në reformat e këtij sektori.

“Zgjidhja e problemit të pagave për punëtorët shëndetësorë, është kategorizimi i tyre, përmes ligjit. Qeveria e Kosovës e ka proceduar ligjin në Kuvendin e Kosovës dhe do të shihen mundësitë që edhe në këtë fazë të trajtohet çështja e koeficienteve për stafin e mesëm, veçanërisht për infermierët”, tha kryeministri Haradinaj, duke kërkuar nga personeli shëndetësor që qytetarëve t’iu ofrojnë shërbime cilësore dhe trajtim të dinjitetshëm.

Nga ana e tyre, sindikalistët shëndetësorë vlerësuan angazhimin e kryeministrit Haradinaj, duke shprehur besimin se kërkesat e tyre do të gjejnë mirëkuptimin e tij dhe të Qeverisë së Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?