Haradinaj për vizat: S’jemi të mashtruar, BE e ka çështjen në tavolinë por s’po do m’e vendosë (Video)

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se BE vetëm nuk po e vendosë Kosovën në rend dite për vizat, e që sipas tij nënkupton se ‘ndoshta pas tre muajsh mund të jemi sërish në tavolinë”. Në fakt, thotë Haradinaj, çështja e vizave është në tavolinë të BE’së, por vendimin s’po e marrin. “Nuk jemi as të […]
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se BE vetëm nuk po e vendosë Kosovën në rend dite për vizat, e që sipas tij nënkupton se ‘ndoshta pas tre muajsh mund të jemi sërish në tavolinë”.
Në fakt, thotë Haradinaj, çështja e vizave është në tavolinë të BE’së, por vendimin s’po e marrin.
“Nuk jemi as të mashtrumë, nuk na vjen mirë për gjendjen, por nuk jemi të mashtrumë, ju e dini në atë përpjekjen e parë në Komision kemi thanë se nuk do të jetë leht.Megjithë kushtet e përmbushura, kemi ardhë deri te vendimi final. Mos harroni, statusi ynë, nuk ju japim vizat, por nuk vendosim pë rju sot, ata muj vendosin për cdo muaj. Komisioneri e di çka flet, ju e dini ai e ka kry misionin e vetë në BE, e ka zor me vendosë çka do ndodhë në etapat tjera, nuk e shoh si temë të tërhjekur nga tavolina, por si temë që duhet të merret vendimi. Për vizat, nuk u vendosë negative, por nuk u marrë vendim. Nuk na humbë e drejta, nëse nuk ndodh sot me thanë nuk ka me ndodhë kurrë. Sot ata Kosovën s’po dojnë me vendosë”, ka thënë ai. /Periskopi/
https://www.facebook.com/periskopi/videos/268539120524358/












