Haradinaj: Kërkesa e PSD’së për shkarkimin e Rikalos është legjitime

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kërkesën e PSD-së për shkarkimin e ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo e ka konsideruar legjitime. Sipas tij të gjitha kërkesat e PSD-së janë legjitime dhe janë të arsyeshme. “E kam thënë të gjitha kërkesat që i kam marr prej PSD-së janë legjitime, si ajo për ligj për dialog, ligji për […]
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kërkesën e PSD-së për shkarkimin e ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo e ka konsideruar legjitime.
Sipas tij të gjitha kërkesat e PSD-së janë legjitime dhe janë të arsyeshme.
“E kam thënë të gjitha kërkesat që i kam marr prej PSD-së janë legjitime, si ajo për ligj për dialog, ligji për paga, ligji për financim të partive politike, të skemave pensionale, ata i kanë quajtur ndryshe rikthim të ministrisë se ministri nuk është në punë qe disa kohë…Të gjitha këto kërkesa kanë legjitimitetin e vetë sikurse e patë dje e votuan më Qeveri ligjin për dialogun edhe jemi në proces të temave tjera, por janë legjitime kërkesat, pra kanë bazë, janë të arsyeshme”, ka shtuar Haradinaj.












