Haradinaj: Beogradi vazhdon avazin e Millosheviqit, po përdor serbët në Kosovë për fushatë

Kryeministri Ramush Haradinaj ka sqaruar deklaratën e Qeverisë të dhënë sot ku thotë se taksa 100 për qind nuk do të ybatohet edhe për donacione. Ai e ka thënë se nëse për shembull spitalet në veri do të kenë nevojë për mallra do të lejohen donacione. “Në mungesë të mallrave, për shembull në spital. Nëse […]
Kryeministri Ramush Haradinaj ka sqaruar deklaratën e Qeverisë të dhënë sot ku thotë se taksa 100 për qind nuk do të ybatohet edhe për donacione.
Ai e ka thënë se nëse për shembull spitalet në veri do të kenë nevojë për mallra do të lejohen donacione.
“Në mungesë të mallrave, për shembull në spital. Nëse spitali ka nevojë për mallra ne do të lejojmë donacione. Nëse kemi ndonjë krizë, atëherë edhe ndihma ushqimore. Por shiqoni nuk është e vërtetë kjo fushata e serbëve ku thonë se janë të rrezikuar [për shkak të taksës]. Është kampanjë e Serbisë për me i përdorë serbët lokal. Kështu ka vepru edhe Millosheviqi…çdo betejë që bënë Beogradi, ata e djegin një kartë dhe e përdorin tjetrën dhe i përdorën serbët lokal që i kanë në dorë siç donë…”, ka thënë Haradinaj në intervistën për Zonën B, në Klan Kosova.












