Hahn: Taksa duhet të hiqet!

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, ka postuar dy deklarata në rrjetin e tij social Twitter, menjëherë pas konferencës për media të mbajtur në Prishtinë. Ai ka urdhëruar që taksa e vendosur nga Kosova për mallrat e Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës të hiqet. “Taksat e importit të imponuara […]
Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, ka postuar dy deklarata në rrjetin e tij social Twitter, menjëherë pas konferencës për media të mbajtur në Prishtinë.
Ai ka urdhëruar që taksa e vendosur nga Kosova për mallrat e Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës të hiqet.
“Taksat e importit të imponuara nga Kosova janë çështje serioze. Ato nuk mund të qëndrojnë! Jam gati për të lehtësuar një zgjidhje. U kam propozuar bashkëbiseduesve të mi të përqëndrohen në çështje të lidhura me tregtinë në një forum të posaçëm për të gjetur zgjidhje konkrete dhe të shpejta”, ka shkruar Hahn në Twitter.

Tutje ai flet për rëndësinë e tregtisë së lirë në Ballkanin përendimor, sipas Zonës Regjionale Ekonomike të vendosur në Samitin e Triestës në korrik të vitit 2017.
“Tregtia ndërregjionale #RegionalEconomicArea (#REA) është e rëndësishme. Zhvillim ekonomik dinamik i rajonit dhe në të njëjtën kohë përgatitje më e mirë për tregun e BE-së në vend. I gatshëm të bashkëbisedojë me dialoguesit në lidhje me propozimin tim. Jam gati të angazhohem”, ka shkruar Hahn pas konferencës për media në Prishtinë.

Sot gjatë ditës ai ka takuar edhe presidentin serb Aleksandër Vuçiq, në Beograd. Aktualisht Hahn po mban takim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.












