Hahn sërish në Twitter: Hiqeni pengesën!

Nuk kanë kaluar as 15 minuta nga postimi i tij i fundit në Twitter, por komisionari për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn sërish ka bërë një postim urdhërues në rrejtin e tij social. Ai po kërkon që të hiqen barrierat ekonomike që iu vunë Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës nga Kosova, përmes taksës 100 për […]
Nuk kanë kaluar as 15 minuta nga postimi i tij i fundit në Twitter, por komisionari për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn sërish ka bërë një postim urdhërues në rrejtin e tij social.
Ai po kërkon që të hiqen barrierat ekonomike që iu vunë Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës nga Kosova, përmes taksës 100 për qind.
“Le të jemi të qartë: Perspektiva evropiane zbatohet për të gjithë rajonin e Ballkanit Përendimor. Bashkëpunimi rajonal është një gur i rëndësishëm në këtë rrugë. Prandaj, ne duhet të heqim pengesat në vend të krijimit të atyre të reja! Presim që të gjitha shtetet e BP-së të kontribuojnë në një frymë pozitive. #RegionalEconomicArea”, ka shkruar Hahn.













